Keni thonj të dobët? Ja ç’po ndodh me trupin tuaj

  • E.K /
  • 29 March 2021 - 13:57
Keni thonj të dobët? Ja ç’po ndodh me trupin tuaj

Nëse thonjtë tuaj shpesh thyhen apo ndahen në disa pjesë kjo mund të ndodhë sepse nuk kujdeseni mjaftueshëm për to ose mund të ketë diçka që po ndodh më thellë në trupin tuaj. Thonjtë e thyer mund të jenë shenjë se diçka po shkon keq në trupin tuaj ndonëse herë të tjera, stili i jetës mund t’i dëmtojë ata nga jashtë. Lexoni për të gjetur se kur duhet të shqetësoheni dhe si të mbroni thonjtë tuaj:

Flokët dhe lëkura juaj nuk janë të vetmet gjëra që ndryshojnë kur mbushni moshën. Teksa rriteni thonjtë tuaj normalisht bëhen më të brishtë dhe cilësia e tyre ndryshon. Në shohim rrudha në lëkurën tonë por dhe në thonjtë tonë. Një nga arsyet që ato nuk janë si më parë mund të jetë mosha.

Produktet e pastrimit: Pastrimi i produkteve me kimikate mund t’i heqë lagështinë thonjve tuaj gjë e cila mund të çojë në ndarjen e thonjve tuaj, këputjen e tyre dhe copëtimin.

Lyerja e tepërt me manikyr: Thonjtë me xhel dhe manikyrit akrilike mund të duken bukur në pamje por dëmi që I shkaktojnë thonjve është I madh. Nëse shihni dëmtime të mëdha dhe butësi në to është pikërisht nga kjo arsye . Dhe lyerja e shpeshtë e thonjve bën që ato të jenë në kontakt me açetonin shume I cili thith lagështinë e thonjve dhe rrjedhimisht ato thuhen.

Disa ilaçe kanë efekte anësor. Antibiotikët si tetraciklina, të cilat përdoren për të trajtuar nga pneumonia deri tek puçrrat në fytyre, mund të bëjnë që thonjtë tuaj të zhvishen nga pjesët mbrojtëse.

Keni mungesë hekuri: Ky mineral është vendimtar për të gjithë trupin tuaj, thotë Dr Adigun. Nëse trupi juaj është nën stres për shkak të hekurit të ulët, një nga ndryshimet që shihni do të jetë në thonjtë tuaj.

(Kosova Sot Online)