Dy motra binjake të martuara me dy vëllezër binjakë, bëhen prindër

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 10:02
 Dy motra binjake të martuara me dy vëllezër binjakë, bëhen prindër

Dy motra binjake identike që janë martuar me dy vëllezër binjakë kanë publikuar fotot e adhurueshme të djalit të tyre të parë, Jett.

Brittany e Briana Deane, 33 vjeçe, kanë mbetur shtatzënë në kohë thuajse të njëjtë me partnerët e tyre 35 vjeçarët Josh e Jeremy Salyers.

 

Josh e Brittany përdorën llogarinë e përbashkët të dy çifteve amerikane në Instagram, për të shfaqur foton e djalit të tyre Jett.

Në komentin e fotos së djalit të vogël, ata shkruanin, “I adhuruar nga katër prindër”.

Më herët Josh shkruante për gruan e tij: “Brittany ishte e shkëlqyeshme gjatë lindjes. Jam shumë krenar për ta dhe i emocionuar të jem babai i  Jett!”

“Ne mezi po presim që dhe Briana & Jeremy të kenë beben e tyre! Briana është në tremujorin e fundit të shtatzanisë”.

Katërshja e famshme tregon se janë njohur në një event të posaçëm për binjakët në 2017. Prej atëherë dy çiftet kishin nisur të dilnin me njëri-tjetrin dhe pas gjashtë muaj dy vëllezërit Salyers bënë propozimin e madh.

Ata kanë bërë një martesë të përbashkët në 5 gusht 2018, në të njëjtën shtëpi në Virginia, SHBA, ku jetojnë së bashku edhe sot.

Në njoftimin për shtatzaninë e tyre në llogarinë e përbashkët në rrjetet sociale, thuhej: “Të dyja çiftet presin fëmijë. Jemi të lumtur e të emocionuar të jetojmë pritjen e përbashkët dhe të ndajmë këtë lajm me ju. Fëmijët tanë jo vetëm do të jenë kushërinj, por dhe vëllezër gjenetikë nga dy çifte binjakësh”.

Fansat kenaqeshin me postimet e çifteve, teksa disa prej tyre shkruanin: “Mezi pres të shoh sa do të ngjani me fëmijët tuaj. Kështu të shkëlqyer qofshi përherë”.

“Shpresoj që edhe Briana të lindë një djalë që ata të jenë gjenetikisht vëllezër-kushërinj,” shkruante një tjetër.

(Kosova Sot Online)