Historia e gruas që humbi 75 kg në 12 muaj pa mbajtur fare dietë

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 14:59
 Historia e gruas që humbi 75 kg në 12 muaj pa mbajtur fare dietë

Krechelle Carter ka treguar për humbjen e peshës që i transformoi jetën. Ajo humbi gjysmën e peshës së saj pa dietë.

Krechelle Carter, nënë e gjashtë fëmijëve, ka ndarë fotografitë e humbjes drastike të peshës në Instagram.

Gruaja nga Australia ka humbur plotësisht 75 kg brenda një viti. Kjo erdhi pasi që ajo kishte telashe të qëndronte në këmbë për më shumë se 45 minuta.

Ajo nuk e futi vetën në dietë strikte, por ajo ndaloi ngrënien pa kontroll dhe filloi të ushtronte shumë në palestër.

Ajo shpreson se do të inspiroj të gjithë ata që kanë vendosur të humbin peshë në vitin 2021.

Ajo këshillon që të gjithë të mos përdorin regjime ushqimore ose të rrinë të uritur që të humbin peshë.

Ajo ka ndarë në Instagram dy fotografi të veta, me përshkrimin “Krishtlindjet e vitit 2019 dhe Krishtlindjet e vitit 2020 duken shumë ndryshe. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për peshën time”.

“E kam fjalën se mund të marrë fryme më lirshëm, mund të vrapoj, mund të përgatis gjithçka dhe kam energji për aktivitete të tjera”.

Ajo shtoi gjithashtu se ajo nuk ka menduar asnjëherë për kalori, sepse ajo thjeshtë vendosi të kontrollonte sasinë e tepërt të ushqimit që hante.

Ajo tha se herë pas here e lejonte vetën të hante dy copa tortë, por puna e madhe në palestër e mundësoi të humbte 75 kg.

Ajo gjithashtu shpjegoi se duke lënë anash ushqimet e gatshme, porositë e ushqimeve të shpejta dhe ëmbëlsirat e tepërta e ndihmuan të dobësohet.

Ajo tha se e nisi duke ecur dhe duke lënë anash ushqimet e proceduara, dhe se nuk ka procedurë të shpejtë për të humbur peshë. Ajo gjithashtu tha se nuk duhet ta “dënoni” veten duke mos ngrënë, por duhet të edukoni veten.

Krechelle tha se është e vështirë të ndalosh veten, por me një mendje të ndarë do të ia dalin të gjithë.

Ajo gjithashtu tha se nuk është e turpëruar me veten si ishte, por është shumë më e lumtur që ka punuar kaq shumë për të arritur peshën e dëshiruar.

(Kosova Sot Online)