Si të parandaloni krijimin e rrudhave gjatë gjumit

  • A.P /
  • 28 April 2021 - 15:37
Si të parandaloni krijimin e rrudhave gjatë gjumit

Jo vetëm trupi por dhe lëkura ka nevojë gjithashtu për relaksim. Nëse nuk bëjmë një gjumë adekuat, krijohen rrudha, vija të holla dhe rrathë të zinj.

Por a e dini se mund të krijohen rrudhat në fytyrë për shkak të gjumit? Por ka disa këshilla që do t’ju ndihmojnë t’i parandaloni.

 

Nëse flini anash ose me stomak, do të krijohet presion në fytyrën tuaj. Kjo krijon vijat e holla në fytyrë. 

Zgjidhni materialin e duhur të jastëkut

Jastëku juaj mund të jetë arsyeja pse keni rrudha në fytyrë. Përdorni një material mëndafshi në vend të pambukut. Kjo zvogëlon fërkimin midis fytyrës dhe copës duke parandaluar rrudhat në fytyrë.

Vendosni krem ​​ose serum për sytë

Aplikimi i kremit të natës ndihmon në lagështimin e fytyrës. Masazhojeni kremin butësisht.

Mos pini alkool

Mos konsumoni alkool menjëherë para se të flini natën. Kjo e bën fytyrën tuaj të duket e fryrë. Kjo sepse lëngu i tepërt grumbullohet rreth fytyrës duke shkaktuat rrudha.


(Kosova Sot Online)