Nëse doni thonjë të gjatë e të shëndetshëm, duhet të ndiqni këto 5 këshilla

  • G.G /
  • 01 maj 2021 - 09:58
Nëse doni thonjë të gjatë e të shëndetshëm, duhet të ndiqni këto 5 këshilla

Hidratimi i duhur

Mos harroni kurrë të lagni thonjtë tuaj sistematikisht, pasi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre. Ju mund t’i masazhoni dhe me pak vaj çdo ditë, pa pasur nevojë të blini produkte të shtrenjta. Vaji Jojova është i shkëlqyer për thonjtë.

Suplementi i vitaminës B

Thonjtë janë të brishtë për shkak të mungesës së biotinës, kështu që ju duhet të plotësoni dietën tuaj me ushqime të pasura me vitaminë B ose të merrni suplemente të vitaminës B.

Blini aceton të mirë

Acetoni me përqendrim  të lartë acetoni është i dëmshëm për thonjtë tuaj tashmë të brishtë, duke i bërë të duken të dehidratur menjëherë pas heqjes së manikyrit. Ka formula pa aceton në treg që mund të heqin manikyrin në mënyrë efektive, pa ndikuar në shëndetin e thonjve.

Kushtojini vëmendje dietës tuaj

Një dietë e ekuilibruar është këshilla më e mirë shëndetësore që mund të ndiqni. Zarzavatet me gjethe, peshku me yndyrë omega-3, arrat, avokadot, vezët, patatet e ëmbla dhe perimet e tjera i bëjnë thonjtë tuaj më të gjatë, më të fortë dhe me një pamje të shëndetshme.

Trajtimi me keratin

Trajtimet me keratin i bëjnë thonjtë më të fortë, por nuk duhet ta teproni. Thonjtë duhet të jenë fleksibël, pasi nëse bëhen shumë të fortë mund të çojë në efekte anësore siç është thyerja e tyre.

(Kosova Sot Online)