29-vjeçarja që bënte solar për të nxirë trupin u diagnostikua me kancer, bën paralajmërimin e fortë

  • E.K /
  • 04 May 2021 - 10:27
 29-vjeçarja që bënte solar për të nxirë trupin u diagnostikua me kancer, bën paralajmërimin e fortë

Një mama zbuloi se kishte kancer në lëkurë pas 3 muajsh nga nisja e solarit, marrjes së rrezeve dhe nxirjes artificiale

Lucy Hartland, 29 vjeç, kishte provuar të gjitha llojet e produkteve për të nxirë lëkurën e saj, por asnjë prej tyre nuk i kishte dhënë asaj efektin e dëshiruar, kështu që ajo vendosi të përdorte solarin çdo ditë që nga Prilli i kaluar.

Mamaja “naive” nga Gloucester është shprehur: Unë nuk isha rehat në ngjyrën e lëkurës sime, doja të nxihesha sa më shpejt.

Tre muaj pas kësaj ajo dalloi një nishan të vogël në trup. Ajo shkoi tek një mjek i përgjithshëm, i cili e referoi atë tek një specialist i lëkurës në Gloucestershire Royal Hospital Hospital. Ata i bënë një biopsi dhe zbuluan se nishani ishte kanceroz dhe ajo kishte melanoma të fazës 1A.

Ajo i është nënshtruar një operacioni dhe tani Lucy tregon historinë e saj që të nxisë njerëzit që të mos jenë të fiksuar për të nxirë trupin e tyre.

“Unë thjesht doja të merrja një nxirje të trupit. Nuk kisha asnjë një ide për këto rreziqe, isha kaq naive. Tani melanoma është zhdukur plotësisht dhe kam bërë kontrolle çdo tre muaj, por duhet të jem shumë e kujdesshme në diell”.

Lucy ka bërë operacion dy herë, duke patur plagë të mëdha në këmbë, gjë që e pengon të veshë fund ose fustane. Tani është duke u rikuperuar, Lucy gjithmonë mban krem ​​mbrojtës ndaj diellit dhe po u kërkon njerëzve që përdorin nxirjen artificiale ta shmangin sa më shumë.

“Vendosa të ndaj përvojën time sepse njerëzit nuk i kuptojnë rreziqet e saj, kjo mund të ndodhë me këdo. Nuk i mendoja rreziqet, nuk më interesonte nëse digjesha dhe kurrë nuk do të mendoja të përdor krem ​​dielli. Tani vendos faktorin 50 në këmbë një herë në ditë. Këshilla ime është që të mos shkoni të bënin solar, nuk ia vlen të rrezikosh jetën tënde për një nxirje”, është shprehur Lucy.

(Kosova Sot Online)