Ja çka duhet të konsumoni për t’u dukur më e re në moshë!

  • E.K /
  • 07 maj 2021 - 13:52
Ja çka duhet të konsumoni për t’u dukur më e re në moshë!

Ndonëse shumë femra shpenzojnë një mal me para për t’u dukur më të reja, rrjedhimisht më të bukura, këto femra duhet ta kenë në mendje faktin se çelësi për një lëkurë më të bukur qëndron në ushqim. Andaj, nëse edhe ju mëtoni të dukeni më e re për një periudhë më të gjatë, konsumoni produktet që i kemi renditur më poshtë.

1. Shalqiri

Kryesisht për shkak të sasisë së madhe të ujit që e përmban, shalqiri konsiderohet si njëri nga ushqimet më të rëndësishme për parandalimin e plakjes së parakohshme. Për më tepër, shalqiri e mbush trupin tuaj me antioksidues, minerale dhe vitamina, duke i ndihmuar lëkurës që të duket më e freskët.

2. Domatet

Domatet njihen si ‘luftëtarët’ më të mëdhenj të radikalëve të lirë, që e shkatërrojnë shkëlqimin e lëkurës suaj. Si rrjedhojë, domatet e parandalojnë dëmin që radikalët mund të shkaktojnë dhe njëkohësisht ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme, ultravioletë. Për më tepër, konsumimi i domateve ju mbron nga prodhimi i tepërt i enzimave, që shkaktojnë rrudhat dhe shenjat tjera në fytyrë.

3. Kivi

Lëkura ju falënderohet sa herë që konsumoni kivi, për shkak të sasisë së madhe të vitaminës C, që gjendet në këtë pemë. Andaj, nëse i shtoni kivit në rutinën tuaj të bukurisë, me shumë gjasë, do ta reduktoni numrin e rrudhave dhe shenjave tjera të pleqërisë në lëkurë.

4. Spinaqi

Me shumë gjasë keni dëgjuar për vetitë e panumërta shëruese të spinaqit, megjithatë, mund ta mos e keni ditur që spinaqi është i rëndësishëm për parandalimin e plakjes së parakohshme, gjë kjo që ndodh kryesisht për shkak të sasisë së madhe të fibrave dhe vitaminës C e K që gjenden në spinaq. Për më tepër, kaliumi, kalciumi, magnezi dhe hekuri, që gjenden në spinaq, ju ndihmojnë shumë në luftën kundër rrudhave.

5. Speci i kuq

Speci i kuq njihet si përforcues të sistemit imun, kryesisht për shkak të vitaminës C, që përmban. Për më tepër, konsumimi i specit të kuq ju ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit si dhe nga llojet e ndryshme të kancerit në lëkurë.

6. Brokoli

Për shkak të sasisë së madhe të vitaminave që përmban, brokoli njihet si njëra nga perimet më të shëndetshme. Kombinimi i vitaminës E, C dhe B6 kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës suaj, andaj, brokoli duhet të bëhet pjesë e dietës suaj.

7. Avokado

Avokado përmban vitaminë B dhe E, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në luftimin e efekteve të plakjes së parakohshme. Duke iu falënderuar kaliumit, që e përmban, avokado ju ndihmon edhe në hidratimin e lëkurës.

8. Frutat e malit

Për shkak të sasisë së madhe të antioksiduesve që përmbajnë, frutat e malit janë të mrekullueshme për parandalimin e plakjes së parakohshme. Për më tepër, vitamina C ndihmon edhe në kolagjenin në lëkurë, duke parandaluar kështu shfaqjen e rrudhave.

(Kosova Sot Online)