Drejtimi i flokëve pa trajtime agresive

  • A.P /
  • 12 maj 2021 - 15:35
Drejtimi i flokëve pa trajtime agresive

Drejtimi i vazhdueshëm i flokëve me substanca kimike, si dhe përdorimi i rregullt i hekurit, i bën flokët të dobët dhe të brishtë. Efektin e flokëve të drejtë e të shkëlqyer mund ta arrini edhe pa trajtime agresive, e të gjitha gjërat e nevojshme mund t'i gjeni në kuzhinë

VODKA

Modelja e famshme Eva Hercigova e përdor për shndritje, por vodka gjithashtu është e mirë edhe për drejtim të flokëve. Mjafton që ta përzini me regjenerues dhe ta aplikoni në flokë. Vlera e ulët e aciditetit do ti drejtojë rrënjët dhe do t'i "hekurosë" flokët. Megjithatë, nuk rekomandohet që ta përdorni shpesh sepse mundet t'i thajë flokët.

VAJI I KOKOSIT

Ky vaj është më i përshtatshmi për flokë mesatarisht kaçurrelë, e mjafton që ta aplikoni në flokë të lagur. Flokët më pas duhet që t'i krihni dhe t'i thani.

SELINOJA

Në blender e përzini një selino dhe ia shtoni pak ujë. Përzierjen e fituar e qitni në një shishe me spërkatës, e aplikoni në flokë dhe e lini që të veprojë 15-20 minuta. Më pas flokët i lani me shampon.

BANANIA DHE PAPAJA

Me ndihmën e bananes dhe papajës do t'i drejtoni flokët, do t'i ushqeni dhe do ta parandaloni dredhjen e tyre. Më së miri është që ta përzini një banane të pjekur, një papajë dhe dy lugë të vogla me mjaltë dhe ta aplikoni përzierjen në flokë. Pas tharjes së plotë të flokëve, duhet t'i lani dhe thani ato. 

(Kosova Sot Online)