Maska fantastike për fytyrë

  • A.P /
  • 13 May 2021 - 15:40
Maska fantastike për fytyrë

Në kohën e sotme në treg ekziston një paletë e gjerë e produkteve për kujdes ndaj lëkurës. Megjithatë, produkte të ngjashme mund të bëni edhe vetë P ërveç faktit që janë shumë më të lira, janë të bëra nga përbërësit natyralë që ndoshta i keni në shtëpi, përkatësisht kuzhinë, e ata janë portokalli dhe soda e bukës. Soda është e shkëlqyeshme për pastrim të fytyrës, derisa lëngu i portokallit do t'i pastrojë krejtësisht poret.

Në një enë e përzini një lugë me sodë të bukës me një lugë me lëng të freskët të portokallit deri kur ta keni fituar një pastë të dendur të cilën në shtresa të holla do ta aplikoni në fytyrë, fyt dhe gjoks. Lëreni maskën të veprojë për rreth 20 minuta. Me siguri do ta ndjeni një gudulisje të butë, por mos u brengosni, kjo është shenjë se maska është duke ndikuar. Nëse dëshironi, me lëvizje qarkore me majat e gishtërinjve mund t'i bëni masazh fytyrës. Pas kësaj e shpëlani maskën dhe aplikoni krem hidratues të cilin e përdorni zakonisht. vetëm pas disa javëve do të vëreni se lëkurës suaj i është kthyer energjia, se e keni lëkurën e pastër dhe se rrudhat janë reduktuar.

(Kosova Sot Online)