Gruaja udhëton rreth gjashtë mijë milje për të larguar dryrin e dashurisë në Seul

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 09:48
 Gruaja udhëton rreth gjashtë mijë milje për të larguar dryrin e dashurisë në Seul

Një grua ka udhëtuar rreth gjashtë mijë milje nga Los Angeles deri në Seul të Koresë së Jugut për të hequr drynin e dashurisë, që e kishte vendosur bashkë me ish të dashurin e saj, në një atraksion të famshëm turistik.

Kassie Yeung postoi një video në Tiktok në lidhje me këtë udhëtim të saj të veçantë në të cilin mori 4.8 milionë shikime.

Ajo para se të nisej, bleu një palë prerëse telash, ku më pas kishte hipur teleferik për të shkuar tek ura e kryeqytetit të Koresë së Jugut, shkruan Independent.

Ura që njihet si “Namsan”, njerëzit udhëtojnë drejt saj për të vendosur drynin, si simbol të dashurisë së tyre.

Është e njëjta gjë që ndodh edhe në urën Pont des Arts në Paris, madje zyrtarët ishin detyruar t’i heqin drynjtë nga frika se ura mund të shembej.

Në videon e publikuar nga vet ajo, Yeung shihet duke kërkuar mes shumë drynjësh, dryrin që kishte vendosur ajo me ish-partnerin e saj. Asaj iu deshën rreth gjysmë ore që ta gjente drynin e vendosur në vitin 2019.

Yeung pranoi se heqja e drynit nuk ishte arsyeja e vetme që ajo udhëtoi për në Seul, por kishte edhe disa punë të tjera atje.

(Kosova Sot Online)