Ilaçet natyrale për lëkurë më vezulluese

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 15:34
Ilaçet natyrale për lëkurë më vezulluese

Të gjitha femrat duan të kenë lëkurë të shëndetshme e rrezatuese, andaj për t'ju ndihmuar që këtë gjë ta arrini brenda vetëm pesëmbëdhjetë ditësh, më poshtë jua kemi sjellë disa këshilla, të cilave duhet t'u përmbaheni.

 

USHQEHUNI SHËNDETSHËM!

Konsumoni ushqime të shëndetshme e të pasura me antioksidues. Sigurohuni që ushqimet e yndyrshme t'i zëvendësoni me perime të gjelbra, pemë dhe sallata të ndryshme. Ky, në fakt, është hapi i parë dhe më i rëndësishëm në rrugëtimin drejt arritjes së një lëkure të shëndoshë e të bukur.

PASTRIMI I FYTYRËS

Pastrojeni fytyrën të paktën tri herë në ditë me ujë të freskët dhe përdoreni një sapun të butë një ose dy herë në ditë. Pas çdo pastrimi që ia bëni fytyrës, thajeni lëkurën me peshqir të butë, pasi që ky proces ju ndihmon me largimin e qelizave të vdekura të lëkurës.

(Kosova Sot Online)