Kjo është shenja e vetme e horoskopit që shkon mirë me të gjithë

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 09:31
Kjo është shenja e vetme e horoskopit që shkon mirë me të gjithë

A e dini se sipas astrologjisë ekziston një shenjë që shkon mirë me të gjitha shenjat e tjera?

Përputhshmëria midis shenjave ka qenë gjithmonë një temë e madhe diskutimi. A përputhen kaq mirë akrepët dhe bricjapët? A është e vërtetë që nëse ujori takon gaforren, katastrofa e madhe do të vijë? Çfarë ndodh me binjakët? A janë aq të pabesë siç thuhet ?

E megjithatë, ekziston një shenjë që shkon mirë me të gjithë. Është mik i mirë, i ndjeshëm, i përkushtuar, krijues dhe fleksibël. Shenja që shkon mirë me të gjithë janë peshqit.

Peshqit si miq

Si mik, peshqit janë jashtëzakonisht të besueshëm dhe me këmbë në tokë. Miqësia është shumë e rëndësishme për të. Ai nuk  kërkon marrëdhënie shoqërore, por miqësi që do të zgjasin për gjithmonë. Ai është i lidhur emocionalisht me ata që do dhe i jep dashurinë e tij të pakushtëzuar. 

Peshqit si kolegë

Peshqit janë shumë të mirë në punën e tyre, shpesh duke marrë kontrollin e një mbledhjeje dhe duke udhëhequr një projekt. Janë partnerë  besnikë dhe shkojnë veçanërisht mirë me dashin, luanët dhe shigjetarin. Janë në gjendje të sakrifikojnë nevojat e tyre për të mirën e ekipit.

Peshqit si partnerë

Nëse një 'peshk' të do, ai do të japë gjithçka! Ai është shumë i ndjeshëm ndaj nevojave të partnerit të tij, deri në pikën që harron nevojat e tij personale. Ai është romantik, i ndjeshëm dhe jashtëzakonisht besnik. Do të dëgjojë dëshirat tuaja, të rejat tuaja dhe ato ç'ka ju shqetësojnë. Ai ka durimin dhe gjendjen shpirtërore të ulet me orë të tëra dhe të dëgjojë duke folur me të për çdo gjë. Shenjat e zodiakut me të cilat ai ka tërheqje erotike janë gaforrja dhe akrepi.

(Kosova Sot Online)