Këshilla natyrale për zhdukjen e shenjave të zeza dhe rrudhave rreth syve

  • A.P /
  • 06 June 2021 - 09:31
Këshilla natyrale për zhdukjen e shenjave të zeza dhe rrudhave rreth syve

Shfaqja e rrudhave dhe shenjave tjera në pjesën e lëkurës nën sy përbën një moment të tmerrshëm për të gjitha femrat, pasi që, nëpërmjet kësaj gjëje, sinjalizohet plakja dhe si rrjedhojë, ndryshimi i dietës dhe rutinës së kujdesit për lëkurën bëhen të domosdoshme, për femrat që mëtojnë ta parandalojnë një gjë të tillë. Megjithatë, nëse edhe ju keni filluar t'i vëreni shenjat e zeza në këtë pjesë delikate të lëkurës, mos u shqetësoni, pasi që për trajtimin e tyre u kemi sjellë disa këshilla të thjeshta, që nuk janë aspak të kushtueshme.

- Bëjini masazh fytyrës me vaj bajamesh para se të shkoni në shtrat për të fjetur, pasi që ky vaj ju ndihmon në largimin e shenjave të zeza dhe rrudhave. - Mbani copëzat e trangullit në pjesën e syve për rreth pesëmbëdhjetë minuta, pasi që nëpërmjet këtij hapi të lehtë ju e mbani lëkurën të freskët. - Aplikoni lëng mente në shenjat e zeza, përreth syve tuaj. Ky lloj lëngu bën që sytë tuaj të mbesin të ftohtë. - Zhyteni në një topth pambuku në lëng të trëndafilit dhe vendoseni pambukun në sytë e mbyllur duke e lënë për rreth pesëmbëdhjetë minuta.  

(Kosova Sot Online)