Si ta shtrëngoni prapanicën!

  • A.P /
  • 09 June 2021 - 15:35
Si ta shtrëngoni prapanicën!

Nuk do të thotë se duhet të shkoni në klub të fitnesit ose palestër për të pasur një prapanicë të shtrënguar. Ushtrimet mund t'i bëni edhe derisa jeni në vendin e punës, në shtëpi, derisa pritni në radhë ose në semafor. Me shtrëngimin e muskujve të prapanicës derisa jeni ulur ose jeni duke bërë ndonjë punë, mund t'i jepni një formë të përkryer kësaj pjese të trupit. Ekspertët pohojnë se gjatë këtij aktiviteti vjen deri te kontraksioni i njëjtë i muskujve glutealë, sikur kur ushtroni me pesha. I tërë ushtrimi përbëhet nga shtrëngimi i fortë i muskulit hluteal, numërimi deri në njëzet ose tridhjetë, dhe më pas relaksimi i tij.

Ushtrimin duhet përsëritur me shtrëngimin gjithnjë e më të gjatë të muskulit. Qëllimi është që të arrihet deri në gjashtëdhjetë sekonda, por me pauza mes kontrsksioneve, jo më të gjata se pesë deri në dhjetë sekonda. I mirë është varianti i ushtrimit që përbëhet nga shtrëngimet dhe relaksimet e shkurta, me së paku 15 përsëritje. Me shtrëngimin e muskujve gluetalë njëkohësisht forcohen edhe muskujt e zonës së legenit.

(Kosova Sot Online)