Lexoni edhe:
'Akoma po të pres' hiti i pakontestueshëm i Mihrije Brahës
Maska me patate është një maskë e shkëlqyeshme rinuese për kujdes ndaj zonës rreth syve. Ajo e ringjall lëkurën, largon të ënjturat, rrudhat e imëta, qeskat nën sy dhe fryrjen e lëkurës. Ka ndikim shumë të butë në lëkurën nën sy, pa ngacmime, është e volitshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe nuk ka kurrfarë efekte anësore. Mjafton që dy herë në javë të aplikohet kjo maskë e thjeshtë dhe lëkura rreth syve do të shndritet, do të bëhet e lëmuar, e shtrënguar dhe elastike. Patatja përmban enzimën me emrin katehol, që shpesh përdoret në preparatet kozmetike për zbardhje të lëkurës. Provojeni, nuk është e vështirë që të përgatitet, por është me të vërtetë çudibërëse.
'Akoma po të pres' hiti i pakontestueshëm i Mihrije BrahësLexoni edhe:
RECETA PËR MASKËN ME PATATE
Për përgatitje të kësaj maske do t'ju nevojiten dy lugë të mëdha me patate të grimcuar dhe dy copë garza. Pataten e grirë e vendosni në pjesët e përgatitura të garzave (nga 1 lugë në secilën copë të garzës) dhe këtë maskë e aplikoni në zonën rreth syve, në mënyrë që garza të jetë mbi patate. Maskën e mbani për 20-30 minuta. Më pas e hiqni dhe sytë i shpëlani me ujë të vakët ose me çaj nga kamomili. Maskën e aplikoni 2-3 herë në javë.
(Kosova Sot Online)