Vaji që premton flokë me shkëlqim, të fortë dhe të shëndetshëm

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 08:30
 Vaji që premton flokë me shkëlqim, të fortë dhe të shëndetshëm

Kur është fjala për përdorimin e vajrave esenciale për flokët dhe fytyrën, ka shumë zgjedhje të dobishme. Ndoshta keni provuar vajin e avokados, makadamias, bajameve dhe trëndafilit por a keni dëgjuar ndonjëherë për vajin e kajsisë. Ky vaj jo aq i zakonshëm premton flokë me shkëlqim, të fortë dhe të shëndetshëm.

Hidraton dhe rigjeneron flokët dhe rrënjën e tyre

Vaji i bërthamës së kajsisë përmban acid linoleik dhe oleik. Të dy përbërësit veprojnë si zbutës, duke i bërë flokët më të butë. Ky vaj gjithashtu gjithashtu “punon” për të ruajtur barrierën e hidratimin në rrënjën e flokëve.

Përmban vitamina për flokë më të butë, me shkëlqim dhe të hidratuar

Kajsia përmban vitaminë A, e cila stimulon kolagjenin dhe acidet yndyrore omega-3, zvogëlon inflamacionin që mund të çojë në humbje të flokëve. Gjithashtu përmban një vitaminë që është thelbësore për një skalp të shëndetshëm.

Si ta përdorni? Vaji i kajsisë është një zgjedhje ideale për flokët kaçurrel dhe të yndyrshëm. Aplikojeni në rrënjë dhe lëreni për 30 minuta para se të lani flokët. Mund ta përzieni dhe me vajra të tjerë esencialë për rezultate maksimale.

(Kosova Sot Online)