Këshilla për lëkurë më të bukur

  • A.P /
  • 25 June 2021 - 16:30
Këshilla për lëkurë më të bukur

Femrat, pa marrë parasysh moshën që kanë, gjithmonë duan që lëkura e tyre të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Nëse edhe ju keni probleme me lëkurën, që dëshironi t'i eliminoni, ndiqni këshillat e mëposhtme 

RUTINA E THJESHTË PËR KUJDES NDAJ LËKURËS

Ekspertët rekomandojnë që në vend të përdorimit të një numri të madh të produkteve të lëkurës, ju mund të dukeni bukur edhe me një rutinë të thjeshtë të kujdesit ndaj lëkurës. Pastruese, zbutësi dhe produkti për parandalimin e shenjave të pleqërisë janë përbërësit e vetëm që ju nevojiten, në një ditë të zakonshme. Natyrisht, mos harroni të përdorni edhe krem për mbrojtje nga rrezet e diellit, çdo ditë.

KONSUMONI SA MË PAK KRIPË

 

Përdorimi i tepërt i kripës ndikon negativisht në lëkurën tuaj, pasi që kripa e dehidron trupin, duke thithur lagështinë e akumuluar. Andaj, përderisa e zvogëloni sasinë e kripës që konsumoni, është e rëndësishme ta rrisni konsumimin e ushqimeve që përmbajnë proteina, mungesa e të cilave gjithashtu ndikon negativisht në shëndetin dhe dukjen e lëkurës suaj.

 

PASTROJENI FYTYRËN ÇDO NATË

Siç edhe mund ta dini fjetja, pa e hequr grimin, është njëri nga shkaktarët më të mëdhenj të shfaqjes së akneve dhe problemeve të tjera me lëkurën. Andaj, përkundër faktit që pastrimi i fytyrës, çdo natë, mund t'ua marrë një pjesë të kohës, është e rëndësishme ta krijoni këtë shprehi. Kjo, pasi që rezultatet e këtij veprimi shihen menjëherë ditën e nesërme.


(Kosova Sot Online)