Këshilla të të famshmeve për bukuri

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 15:38
Këshilla të të famshmeve për bukuri

ZBARDHJA E DHËMBËVE ME DREDHËZA

Catherine Zeta Jones thuhet se ka dhëmbë të bardhë për shkak se një herë në javë ata i trajton me dredhëza. Ajo dhëmbët i fërkon me gjysma të dredhëzave, e nganjëherë edhe i shtyp ato për të bërë pastë natyrale për dhëmbë. Sekreti qëndron në enzimën e supozuar që gjendet në dredhëza, e që i zbardh dhëmbët dhe heq shtresat e dhëmbëve.

PASTA E DHËMBËVE KUNDËR AKNEVE

Supozohet se pasta i than puçrrat. Megjithatë, askund nuk thuhet se cila markë dhe me çfarë përbërës. Fluoridi për shembull mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë dhe mund ta nxisë edhe më shumë procesin e inflamacionit, ndërsa materiet nga pasta për dhëmbë vetëm e thajnë lëkurën pa nevojë.

PILINGI NGA KAFJA KUNDËR CELULITIT

Pilingu, të cilin thuhet se e përdor edhe Naomi Campbell, është ky: kafenë e bluar e përzini me pak ujë, e aplikoni në zonat problematike, e mbështillni me fletë të tejdukshme dhe pritni gjysmë ore. Metoda është me siguri më e lirë sesa produktet e ndryshme kozmetike në treg, por tani për tani (për fat të keq) nuk ekziston ndonjë mjet efikas kundër celulitit.

(Kosova Sot Online)