Këshilla të rëndësishme nga profesionistët e bukurisë

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 15:37
Këshilla të rëndësishme nga profesionistët e bukurisë

Të mësuarit e këshillave të reja të bukurisë është një gjë shumë e rëndësishme, nëse për qëllim keni të dukeni sa më bukur që është e mundur, kurse për t'ju ndihmuar në këtë drejtim më poshtë ua kemi sjellë një listë këshillash, që vijnë drejtpërsëdrejti nga ekspertët e bukurisë.

 

Përdorni brushë dhëmbësh me sprej flokësh për krehjen e vetullave.

- Përzieni kremin e syve ose zbutësin tuaj me bazë grimi nëse dëshironi ta krijoni një krem që ua ndriçon lëkurën e fytyrës.

- Përveç mollëzave, aplikoni një sasi të vogël të bojëkuqit edhe mbi harkun e vetullave tuaja. Kjo do t'ju ndihmojë ta arrini një dukje të freskët verore, edhe nëse jemi në dimër.

- Aplikojeni grimin e syve para pjesës tjetër të grimit, pasi, nëse rastësisht iu bie pak maskarë apo hijezues i syve në fytyrë, ju do të mund të merreni me të gjatë aplikimit të pjesës tjetër të grimit.

- Gjatë përcaktimit të ngjyrës së përshtatshme të bazës së grimit, mos e përdorni pjesën e pasme të dorës, pasi, për të qenë në gjendje që ta përzgjidhni nuancën e duhur, duhet ta përdorni një pjesë që ekspozohet më pak ndaj rrezeve të diellit. Pjesa e brendshme e dorës është më e përshtatshmja.

- Aplikojeni maskarën para hijezuesit të syve, pasi në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë që ta përcillni linjën e syve. Kjo këshillë vlen sidomos nëse mëtoni ta krijoni grimin e 'syve sikur të maces'.

(Kosova Sot Online)