Këtë javë vëmendja te shtëpia, lidhjet e emocionet. Kështu thonë yjet

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 08:27
Këtë javë vëmendja te shtëpia, lidhjet e emocionet. Kështu thonë yjet

Nën ndikimin e Afërditës dhe Saturnit këtë javë kërkohet vendosje në lidhjet tona të dashurisë. Ndërsa Hëna e re në Gaforre do na bëjë më të përqëndruar ndaj shtëpisë, familjes dhe gjërave që zotërojmë. Më pas hyrja e Mërkurit në Gaforre do na ndihmojë të komunikojmë më mirë emocionet tona.

Dashi – Kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit dëshiron që ju të shikoni me kujdes se kush ju mbështet nga miqtë dhe kush nuk e bën. Hëna e re do t’ju fokusojë tek njerëzit dhe vendet ku ndiheni si në shtëpi. Do shprehni emocionet shumë bukur.

Demi – Jo çdo emocion kërkon veprim dhe kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit kërkon të ndani ndjenjat nga veprimet. Hëna e re do t’ju bëjë të keni sukses në të folur. Mërkuri do t’ju bëjë të komunikoni më me ndjeshmëri.

Binjakët – Kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit do t’ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin midis të vërtetave. Hëna e re do t’ju fokusojë te siguria personale dhe financiare. Mërkuri do t’ju ndihmojë të komunikoni dhe të vendosni në praktikë.

Gaforrja – Kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit kërkon të punoni, riskoni dhe të shfaqni emocionet. Kërkojini Universit çfarë dëshironi dhe manifestoni. Mërkuri do t’ju japë mendime më të qarta.

Luani – Kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit ju kujton se në marrëdhënie mund të ndodhin kontradikta. Hëna e re ju ndihmon në shërimin tuaj. Mërkuri do t’ju ndihmojë të çliroheni nga zakonet.

Virgjëresha – Kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit dëshiron që ju të merrni hapa të vegjël drejt shërimit. Hëna e re do t’ju ndihmojë të thelloni më shumë fushën sociale. Mërkuri këshillon të kërkoni ndihmën e miqve për t’ju mbështetur.

Peshorja – Ndonjëherë duhet të qëndrosh dhe vetëm. Kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit këshillon të distancoheni për të kuptuar kush janë miqtë e vërtetë. Hëna e re ju motivon për sukses. Mërkuri do t’ju fokusojë tek karriera.

Akrepi – Kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit këshillon të jeni më inteligjentë për të patur sukses profesional. Hëna e re ju shtyn për të bërë udhëtime. Mërkuri ju sjell optimizëm, bësim dhe shpresë.

Shigjetari – Kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit kërkon të shihni situatat në një këndvështrim më të largët. Hëna e re do t’ju fokusojë në intimitet. Mërkuri do t’ju ndihmojë të komunikoni me partnerin fantazitë seksuale.

Bricjapi – Kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit do t’ju ndihmojë të vendoni vlerat në praktikë në mënyrë që të gjeni siguri. Hëna e re do t’ju bëjë të jepni e të merrni dashuri. Mërkuri do t’ju ndihmojë me besimin dhe negociatat.

Ujori – Kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit do t’ju ndihmojë të gjeni balancën midis lirisë dhe lidhjeve. Hëna e re ju shtyn të bëni strategji për një jetesë më të mirë. Mërkuri ju inspiron për të qenë më të qetë.

Peshqit – Kundërshtimi i Afërditës dhe Saturnit do t’ju bëjë të rishikoni marrëdhëniet me të tjerët. Hëna e re do t’ju rrisë vetëbesimin. Mërkuri do t’ju bëjë të shpreheni hapur.

(Kosova Sot Online)