Sekretet e bukurisë së flokëve dhe lëkurës

  • A.P /
  • 11 korrik 2021 - 08:00
Sekretet e bukurisë së flokëve dhe lëkurës

Shpërthimi i puçrrave gjatë natës, humbja e shkëlqimit të flokëve dhe tharja e lëkurës, janë vetëm disa nga problemet me të cilat ballafaqohen shumica e femrave. Mirëpo, në vend se të bëni panik dhe të filloni të shpenzoni shuma të mëdha parash në kremrat, që mund të mos funksionojnë, pse të mos i provoni sekretet e bukurisë që i kanë përdorur edhe gjyshet tona .

RIKTHIMI I SHKËLQIMIT NË LËKURËN E FYTYRËS

Kthejani shkëlqimin fytyrës suaj duke përzier një sasi të njëjtë të miellit të misrit me shafran të Indisë, para se përzierjes t'ia shtoni edhe disa pika lëng limoni dhe një sasi të vogël të kremit të qumështit, përzierje kjo që sjellë shumë përfitime për shkëlqimin e lëkurës së fytyrës. Kjo përzierje, përveçqë ia kthen shkëlqimin fytyrës suaj, bën që ajo të mbetet edhe më e butë.

 

TRAJTIMI I ZBOKTHIT

Nëse ju shqetëson zbokthi në flokë, atëherë zhytini disa fara 'Fenugreke' në ujë dhe lërini të qëndrojnë gjatë gjithë natës, e të nesërmen shtypini për ta krijuar një pastë. Përzierjen e fituar aplikojeni në lëkurë të kokës dhe lëreni të qëndrojë për disa orë, para se ta pastroni kokën me shampon. Një tjetër produkt i shkëlqyer për trajtimin e zbokthit është kosi, që përmban veti antibakteriale, që ju ndihmojnë në trajtimin e zbokthit dhe problemeve tjera me flokë dhe lëkurë.

PËR FLOKË MË TË BUTË

Përzieni pak mjaltë me vaj ulliri dhe me përzierjen e fituar bëjini masazh flokëve. Lëreni përzierjen që ta kryej punën e vetë për rreth gjysmë ore, para se flokët t'i pastroni me shampon. Një tjetër alternativë është përzierja e kosit me të bardhtë e një veze dhe aplikimi i përzierjes në flokë. Si rezultat do të fitoni flokë më të butë dhe me më shumë shkëlqim.

ZBUTENI LËKURËN DHE TRAJTONI TË ÇARAT NË THEMBRA

Nëse keni probleme me të çarat e thembrave të këmbëve, përdorni dyllë të bletëve për t'i qetësuar ato. Ndërsa, një tjetër metodë e përshtatshme për t'i qetësuar të çarat e thembrave, është trajtimi i tyre me vazelinë, para se të shkoni në shtrat dhe të flini me çorape, pasi që çorapet ua mundësojnë këmbëve ta thithin vazelinën më mirë. Përzierjen e njëjtë mund ta aplikoni edhe në gjunjë, bërryla dhe anash thonjve, për t'i zbutur ato.

(Kosova Sot Online)