Nëse doni flokë të butë e me shkëlqim, këto janë gjërat që duhet të bëni kur jeni me pushime në plazh

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 08:51
Nëse doni flokë të butë e me shkëlqim, këto janë gjërat që duhet të bëni kur jeni me pushime në plazh

Një ndër gabimet më të shpeshta që bëjnë shumë femra gjatë stinës së verës, kryesisht gjatë periudhës së plazhit, është se blejnë pafund produkte për fytyrën dhe trupin, dhe harrojnë të mbrojnë flokët nga veprimi i rrezeve të diellit. Kjo është edhe arsyeja që pas disa ditësh në plazh, flokët e tyre duke më të dëmtuar e të pashëndetshëm se kurrë më parë. Flokët janë të parët që bien në kontakt jo vetëm me rrezet UV, por edhe me veprimin e radikaleve të lira dhe agjentëve të jashtëm. Kur flokët digjen, ato zhvishen plotësisht nga fibrat dhe humbasin shkëlqimin e mëparshëm. Po ç’duhet t’i bëni për t’i mbrojtur?

1.Përdorni shall ose kapele: Përdorimi i kapelës apo shallit është hapi më bazik për të mbrojtur flokët nga rrezet e dëmshme të diellit, ndaj mos u mendoni dy herë, por përdorini sa më parë.

2.Vaj jojoba dhe vaj mandarine: Kombinimi i vajit të jojobas dhe atij të mandarinës është ideal jo vetëm për të mbrojtur flokët, por edhe ushqyer skalpin dhe majat dyshe të flokëve.  Në një shishe të vogël shtoni 4 lugë gjelle vaj jojoba (60 ml) dhe 10 pika vaj esencial mandarine. Përziejini mirë të dy dhe shtoni 4 lugë gjelle ujë dhe lyeni me të flokët në të gjithë gjatësinë e tyre.

3.Maskë hidratuese: Një mënyrë tjetër për t’u kthyer flokëve butësinë  e humbur është maska hidratuese dhe ushqyese me të bardhë veze, vaj ulliri dhe lëng limoni.

(Kosova Sot Online)