Sfungjeri 'Beautyblender' është hit absolut kohët e fundit

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 15:25
Sfungjeri 'Beautyblender' është hit absolut kohët e fundit

Sfungjeri "Beautyblender" është hit absolut kohët e fundit, por edhe ajo mund të jetë e padobishme nëse nuk e mbani apo përdorni si duhet. Me ndihmën e këtyre sfungjerëve vendosen pudrat, e në mënyrë që të arrini dukje të hatashme të lëkurës me këtë sfungjer mund të aplikoni edhe pjesën tjetër të prodhimeve të lëngshme. Këto janë disa nga gabimet më të shpeshta që rrjedhin nga sfungjerët "Beautyblender":

 

PËRDORNI SFUNGJER TË THATË

Po habiteni pse sfungjeri thith shumë pudër? A e keni lagur? Këta sfungjerë do të duhet të jenë të lagur gjatë kohës së përdorimit dhe ngadalë i shtrydhni me ujë.

NUK I PASTRONI AQ SA DUHET

Sfungjeri duhet të pastrohet pas secilit përdorim, e jo njëherë në javë,ose edhe më keq - kurrë. Pastrojeni me xhel për heqjen e grimit ose me sapun të butë.

E MBANI NË ÇANTËN E GRIMIT, PA KUTI MBROJTËSE

Ky është një nga gabimet më të tmerrshme që mundet të shkaktojë njolla në fytyrë. Sfungjeri i cili gjatë gjithë ditës qëndron në çantën e kozmetikës mund të tërheqë me qindra baktere, e për faktin se është e lagur, aty mund të krijohet edhe myk.

TË KANË THËNË SE ËSHTË MIRË TA NGROHNI NË MIKROVALË

 Kjo ide është vetëm mit - bakteret nuk do të shkatërrohen, por ndoshta dëmtohet vetëm sfungjer. MST/ Sfungjerin e njëjtë e përdorni kohë të gjatë Sfungjeri "Beautyblender" do të duhej të përdorej më së gjati 3 muaj dhe këtë duke e pastruar rregullisht.

(Kosova Sot Online)