5 shenjat e horoskopit që nuk prekin kurrë punë shtëpie me dorë

  • G.G /
  • 17 korrik 2021 - 09:27
5 shenjat e horoskopit që nuk prekin kurrë punë shtëpie me dorë

Ndoshta s’e keni menduar kurrë më parë dhe keni zgjedhur të besoni se punët e shtëpisë ose i keni në gjak, ose jo, por si gjithmonë horoskopi vendos se kush janë shenjat që e duan pastërtinë dhe kush janë më ”pisanjose”.
1.Shigjetari: Shigjetarët nuk  qëndrojnë shumë kohë në shtëpi. Ata shkojnë për të mbaruar thjesht disa punë dhe largohen. Ne këtë mënyrë shmangin punët e shtëpisë dhe shumë gjera i neglizhojnë për në momentin e fundit. Justifikimi i tyre më i mirë? “Kam gjëra të tjera shumë më të rëndësishme për të bërë”.
2.Akrepi: Eh sikur shtëpia te pastrohej vetë! Akrepat ëndërrojnë gjithmonë të zgjohen në një shtëpi te pastër e të rregullt, por kur bie fjala të bëjnë punët në shtëpinë e tyre nuk e vënë edhe aq ujin në zjarr, madje justifikohen duke thënë nuk kam kohë.
3.Binjakët: Për sa i përket rregullit dhe pastërtisë binjakët nuk janë në nivelin e duhur. Në përgjithësi i bëjnë gjërat shpejt e shpejt sa për t’u quajtur e pa ju dhënë rëndësi detajeve të vogla, madje shpeshherë i grumbullojnë punët për t’i bërë në një moment kur të munden.
4.Peshqit: Përfundimisht peshqit janë shumë të çrregullt dhe nuk ju pëlqen aspak të bëjnë punë shtëpie. Kjo gjë mund të ndodhe shumë rrallë vetëm kur i shtyjnë të tjerët.
5.Gaforrja: Gaforrja është shenja më e çrregullt. Të ndjeshëm dhe nostalgjikë në shpirt, ata ruajnë objekte të hershme që ju kujtojnë të shkuarën. Organizimi dhe pastrimi i shtëpisë ndodh në raste shume te rralla dhe sigurisht sa më shumë objekte mbledhin, aq më shumë ulet mundësia që t’u fshijnë pluhurin të paktën një herë në vit.

(Kosova Sot Online)