Pilingu më efikas nga sheqeri dhe kripa, kundër striave dhe celulitit

  • A.P /
  • 30 July 2021 - 14:45
Pilingu më efikas nga sheqeri dhe kripa, kundër striave dhe celulitit

Ky piling nga sheqeri dhe kripa është shumë i popullarizuar, meqë në tërësi mund t'ju lirojë nga striat dhe celuliti, pa bërë tretmanë të shtrenjtë kozmetikë.

PËRGATITJA:

- 250 g kripë; - 250 g sheqer; - 100-150 ml vaj palme. Mund ta përdorni edhe vajin e ullirit, nëse nuk keni vaj palme.

PËRDORIMI:

- Në mënyrë që ta fitoni një masë të dendur, sikur xhelatinë, përzieni të gjithë përbërësit mirë e mirë. Leni që të qëndrojnë gjysmë ore, e më pas përzieni sërish mirë e mirë. Pas kësaj, pilingu juaj është i gatshëm. - Fërkojeni në vendet problematike të lëkurës, bëni masazh me lëvizje rrethore për 2-3 minuta. Përdoreni këtë piling çdo natë, para se të bëni dush. - Pas pilingut shpëlajuni me ujë të ngrohtë. Më pas qitni pak krem hidratues, apo losion për trup. Pas vetëm një muaji të përdorimit të rregullt do të vëreni që striat dhe celuliti janë bërë shumë më pak të dukshëm.


(Kosova Sot Online)