Sekretet e grimit për sytë e lodhur

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 15:06
Sekretet e grimit për sytë e lodhur

Ua zbulojmë disa fshehtësi, me anë të së cilave do të fshihni sa pak keni fjetur dhe sa shumë jeni e lodhshme.

1. LAPSI I BARDHË PËR SY

Me vendosjen e lapsit të bardhë në pjesën rreth kanaleve të lotëve, do ta krijoni një pamje të zgjuar dhe më të relaksuar. Zëvendësojeni lapsin tuaj të zi me një të bardhë, duke e vendosur në pjesën e brendshme të syve, me çka menjëherë do ta mbuloni pjesën e zezë nën sy.

2. HIJA E NDRITSHME PËR SY

Vendoseni hijen për sy me shkëlqim të butë, apo me pamje të kafidenjtë në këndet e brendshme të syve. Me këtë sekret do t'i fshihni qeskat nën sy.

3. PËRFORCONI VETULLAT

Vetullat e trasha do ta largojnë vëmendjen nga rrathët e zi të syve. Përdoreni lapsin për vetulla, për t'i bërë ato të duken më të trasha. Me lëvizje të shkurtra mbushni pjesën e brendshme të vetullave, e në ashtin nën vetulla vendosni një hije më të ndritur me çka do ta ngrini tërë hapësirën rreth syve.

4. KAFJA SI ALEAT

Është e ditur se kafja zvogëlon ënjtjen, por po ashtu fsheh edhe rrathët e zi, për çka preferojmë përdorimin e kremit, i cili në përmbajtjen e vet ka kafeinë.

5. VIJA E TRASHË E AJLAJNERIT

Linja e trashë ngjyrë çokollate do t'i zbukurojë sytë në mënyrën më subtile, duke vënë në plan të dytë qeskat rreth syve. Evitojeni vendosjen e "ajlajnerit" në pjesën e poshtme të syve, meqë kështu do të arrini efekt të kundërt.

6. PËRDORENI BOJËKUQIN

Në mënyrë që ta largoni vëmendjen nga sytë e lodhur, mos veni maskarë, meqë ashtu do ta zvogëloni vëllimin e qerpikëve. Largojeni vëmendjen me bojëkuq të çeltë, apo me buzëkuq të tillë. evitoni nuancat e portokallta, të cilat vetëm sa i bëjnë sytë tuaj të duken edhe më të lodhur.

(Kosova Sot Online)