Pas shenjës tënde fshihet një kristal, gjeje, blije, mbaje

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 11:09
Pas shenjës tënde fshihet një kristal, gjeje, blije, mbaje

Duke e pabesueshme, por kristalet janë një mënyrë shërimi. Ajo që duhet të bëni është të gjeni kristalin tuaj e për këtë ju ndihmon edhe shenja e horoskopit.

Dashi – Jasper i kuq (Red Jasper), Carnelian, Citrine – Kjo shenjë me energji të lartë duhet ta mbajë zjarrin e ndezur me këto kristale. Red Jasper ka vitalitet, carnelian shton pasionin dhe kurajon ndërsa citrine ju ndihmon në manifestimin dhe pasurinë.

Demi – Amazonite, Selenite, Smoky Quartz – Demët njihen si të duruar, por edhe shumë kokëfortë. Prandaj këto kristale do ju hyjnë në punë për t’ju mbajtur të qetë. Amazonite ndihmon trurin, Selenite jep qartësi dhe pozitivitet dhe Smoky quarts detoksifikon energjinë negative.

Binjakët – Shungite, Amazonite, Syri i Tigrit (Tiger’s Eye) – Për Binjakët këto kristale do i mbajnë të qetë dhe me këmbë në tokë. Shungite redukton setresin, Amazonite ndihmon me ankthin dhe Tiger’s Eye jep balancë.

Gaforrja – Selenite, Labradorite, Jasper i kuq (Red Jasper) – Për shenjën emocionale dhe intuitive duhen këto kristale që e mbajnë energjinë e tyre të mbrojtur. Selenite eliminon energjinë negative, Labradorite forcon intuitën dhe Red Jasper rrit staminën emocionale.

Luani – Syri i Tigrit (Tiger’s Eye), Rose Quartz, Garnet – Për Luanët duhen këto kristale për t’i mbajtur energjikë dhe me këmbë në tokë. Tiger’s Eye ofron energji dhe rrit kreativitetin, Rose Quartz jep vetëbesim dhe Garnet besnikëri dhe forcë.

Virgjëresha – Amazonite, Amethyst, Fluorite – Për këtë shenjë perfeksioniste duhen kristale që ndihmojnë në balancën emocionale dhe i mban të përqëndruar. Amazonite krijon balancë, Amethyst inkurajon energji pozitive dhe Flourite eliminon mendimet jo productive.

Peshorja – Syri i Tigrit (Tiger’s Eye), Amethyst, Bloodstone – Kjo shenjë kërkon të qeshura e aventurë dhe këto kristale do i sjellin balancë. Tiger’s Eye ndihmon të lidheni me veten tuaj, Amethyst ju jep qartësi dhe Bloodstone kurajo dhe vendosmëri.

Akrepi – Pink Tourmaline, Amethyst, K2 – Duke qenë se personat e kësaj shenje janë të fokusuar dhe sensitivë duhet të mbajnë kristale që i ndihmojnë të balancojnë energjinë. Pink Tourmaline ju jep një energji të butë, Amethyst ju jep qartësi dhe K2 balancë dhe harmoni.

Shigjetari – Lepidolite, Smoky Quartz, Shungite – Kjo shenjë kërkon aventurë dhe udhëtime prandaj këto kristale do ju ndihmojnë të mbani energjinë tuaj të sigurtë. Leidolite sjell balancë, Smoky Quartz transformon energjinë negative në pozitive dhe Shunite redukton stresin.

Bricjapi – Rose Quartz, Garnet, Smoky Quartz – Bricjapët janë sypatrembur dhe me intelekt prandaj duhet të mbajnë këto kristale. Rose Quartz jep vetëbesim dhe redukton stresin, Garnet jep forcë dhe kurajo për sukses dhe Smoky Quartz jep energji për vendime të rëndësishme.

Ujori – Lepidolite, Amethyst, Tourmalinated Quartz – Kjo shenjë është shpirtlirë dhe mendjehapur prandaj këto kristale u duhen. Leipidolite redukton stresin, Amethyst forcon intuitën dhe Tourmalinated Quartz jep harmoni dhe largon mendimet negative.

Peshqit – Clear Quartz, Carnelian, Chrysocolla – Kjo shenjë sensitive kërkon harmoni dhe këto kristale do ju ndihmojnë të shprehni vetveten. Clear Quartz pastron energjinë, Carnelian shton kreativitetin dhe Chrysocolla ju ndihmon të shpreheni.

(Kosova Sot Online)