Shtatë shenja të pazakonta nga të cilat mund të kuptoni se jeni shtatzënë. Ja çfarë duhet të dini

  • 13 August 2021 - 08:28
Shtatë shenja të pazakonta nga të cilat mund të kuptoni se jeni shtatzënë. Ja çfarë duhet të dini

Gjatë shtatzënisë, trupi i njeriut mund të pësojë shumë ndryshime fizike, emocionale dhe psikologjike, aq sa mund të jetë e vështirë të mbahen nën kontroll. Këto ndryshime mund të ndodhin menjëherë dhe në mënyra të papritura.

“Bright Side” tregon tetë shenja të pazakonta të shtatzënisë që mund të neglizhohen.

Nishane në trup.

Nishanet shkaktohen nga zmadhimi i lëkurës në një zonë të caktuar të trupit gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve që ndodhin në nivelet e hormoneve ose për shkak të shtimit në peshë. Ato zakonisht zhduken pas lindjes.

Gjendrat e pështymës shkaktojnë shumë pështymë.

Pështyma e tepërt shoqërohet me të vjella dhe marrje mendsh. Nuk dihet pse ndodh kjo, por disa gra shtatzëna kanë nevojë të marrin trajtim për të kontrolluar pështymën e tepërt.

Ushqimi ka shije si metali.

Në fillimet e shtatzënisë, ushqimi mund të ketë shije të thartë ose si metal, një fenomen i quajtur “dysgeusia”. Konsumimi i ushqimeve me përqindje aciditeti ose larja e dhëmbëve me sodë buke për t’i zbardhur ato, mund të bëjë që shija e keqe të ndihet më pak.

Mishrat e dhëmbëve ju dhembin.

Ndryshimet që ndodhin në dietë dhe tek nivelet e hormoneve mund të shkaktojnë dhimbje dhe gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve gjatë shtatzënisë. Kjo sëmundje e mishrave të dhëmbëve do të zhduket me kalimin e kohës, por për ta lehtësuar atë, duhet të mbani një higjienë të mirë orale dhe të përdorni një furçë me qime të buta.

Keni rrjedhje të vazhdueshme të hundës.

20% e grave shtatzëna përjetojnë teshtima dhe rrjedhje hudësh gjatë pritjes së ëmbël. Këto simptoma të bezdisshme janë të përkohshme dhe mund të trajtohen me stërvitje të rregullt, ose me pika nga hundët për t’i zhbllokuar ato e për të marrë frymë lirisht.

Ju merret fryma.

Gjatë muajve të parë të shtatzënisë, ndryshimet në nivelet e hormoneve mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen. Për të përmirësuar frymëmarrjen duhet të praktikoni teknika të ndryshme të frymëmarrjes.

Keni një nuhatje më të mprehtë.

Gratë shtatzëna janë më të ndjeshme ndaj aromave, pasi mund të nuhasin më shumë. Kjo ndodh kryesisht me parfumet, fafenë, benzinën dhe ushqimet e prishura. Për fat të mirë, kjo gjendje është e përkohshme dhe përfundon pas tre mujorit të parë.

(Kosova Sot Online)