Lexoni edhe:
Shkencëtarët gjejnë planetin më të afërt, të banueshëm
GABIMI I PARË: TËRHEQJA E LËKURËS SË SYRIT GJATË APLIKIMIT TË 'EYELINER'-IT
Ky është gabimi më i madh, pasi që tërheqja e kësaj pjese të lëkurës bën që lëkura të lëshohet dhe si rrjedhojë të shfaqet një shenjë e pleqërisë së parakohshme. Kjo pjesë e lëkurës duhet trajtuar me shumë kujdes. Zgjidhja: Vendoseni një pasqyrë në nivelin e gjoksit, mbajeni mjekrën lart dhe shikohuni në pasqyrë gjatë kohës kur e aplikoni 'eyeliner'-in.
GABIMI I DYTË: APLIKIMI I 'EYELINER'-IT NË GJITHË ZONËN E SYRIT
Aplikimi i 'eyeliner'-it në mënyrë të barabartë në gjithë pjesën e syve bën që sytë tuaj të duken më të vegjël sesa që janë në të vërtetë. Zgjidhja: Aplikoni 'eyeliner' vetëm në skajin e jashtëm të linjës së qerpikëve të epërm. Shmangeni aplikimin e 'eyeliner'- it në vijën e poshtme të qerpikëve, në mënyrë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj.
GABIMI I TRETË: DREDHIMI I QERPIKËVE PAS APLIKIMIT TË 'EYELINER'-IT
Dredhimi i qerpikëve, pas aplikimit të 'eyeliner'-it dëmton rëndë produktin e vendosur në afërsi të syve, duke krijuar kështu një dukje jo të mirë të syve. Zgjidhja: Fillimisht dredhoni qerpikët, lërini të ftohen dhe përfundimisht aplikojeni 'eyeliner'-in.
GABIMI I KATËRT: PËRDORIMI I LAPSAVE TË THARË TË SYVE
Lapsi i syve, që është tejet i tharë, dëmton sytë tuaj, tërheq lëkurën dhe krijon shenja në lëkurë. Zgjidhja: Sigurohuni që lapsi që e përdorni të lëshojë produkt në formë kremi. Nëse lapsi shfaq shenja të tharjes, nxeheni me shkrepës për disa sekonda, para se ta përdorni.
Shkencëtarët gjejnë planetin më të afërt, të banueshëm Lexoni edhe:
GABIMI I PESTË: PËRDORIMI I LAPSIT TË ERRËT NË LINJËN E QERPIKËVE TË EPËRM
Lapsi i syve me ngjyrë të errët - ai me ngjyrë të zezë apo ngjyrë kafe - krijon përshtypjen e syve të lodhur. Zgjidhja: Provoni laps të syve me ngjyrë bezhe për të bërë që sytë tuaj të duken më natyralë dhe më të mëdhenj.
GABIMI I GJASHTË: PËRDORIMI I 'EYELINER'-ËVE TË PAPËRSHTATSHËM
Mos përdorni vetëm një lloj të 'eyeliner'- ëve. Stileve të ndryshme të 'eyeliner'-ëve iu përshtaten lloje të ndryshme të produkteve, andaj zgjidhni me kujdes produktet që mëtoni t'i përdorni. Zgjidhja: Për një dukje natyrale, në përditshmëri, përdorni 'eyeliner' në formë lapsi. 'Eyeliner'-ët në formë xheli përdoren për të krijuar një dukje më dramatike të syve, ndërsa 'eyeliner'-ët e lëngët përdoren për krijimin e syve sikur të maces.
(Kosova Sot Online)