Ja si t’i zgjeroni këpucët e reja kur ju rrinë shumë të ngushta

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 10:04
Ja si t’i zgjeroni këpucët e reja kur ju rrinë shumë të ngushta

Problemi kryesor i këpucëve të reja është se ato të vrasin tejmase.

Ne ju zbulojmë një truk shumë të thjeshtë sipas ‘Bright Side’ që do ju ndihmojë t’i zgjeroni më shpejt këpucët dhe të shpëtoni nga dhimbja.

Merrni një shishe me tapë sprucuese dhe mbusheni 50 % me ujë dhe 50 % alkool farmacie.

Njomeni pjesën e brendshme të këpucëve dhe vishini ato me çorape të trasha. Duhet t’i mbani veshur derisa të jenë tharë. Kjo metodë funksionon me çdo lloj këpuce të zakonshme.

Ju mund të përshpejtoni proçesin duke përdorur një tharëse. Kjo gjithashtu do e zbusi lëkurën e këpucës dhe do ndihmojë në hapjen e saj.

(Kosova Sot Online)