10 plus shprehje nga Coco Chanel, që duhet t’i lexojnë të gjithë!

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 10:25
10 plus shprehje nga Coco Chanel, që duhet t’i lexojnë të gjithë!

Coco Chanel i dha formë modës për gratë kudo në botë.

Falë dizenjimeve të saj inovative, veshjet e grave u shndërruan në pjesëza estetike, ndryshe nga veshjet kufizuese në deri në Luftën e Parë Botërore. Ajo filloi bisedën e çfarë të veshim dhe si – një bisedë që gratë vijojnë ta mbajnë gjallë. Coco Chanel lindi në 19 gusht (1883), prandaj në këtë datë, le ta kuptojmë me ca shprehje që në fakt duhet t’ia themi vetes çdo ditë.

“Veprimi më i guximshëm është ai i të menduarit për veten. Me zë të lartë!”

“Luksi duhet të jetë i rehatshëm, përndryshe nuk është luks.”

“Një vajzë duhet të jetë 2 gjëra: kush dhe çfarë ajo dëshiron.”

“Keni vetëm një jetë; do ishte më mirë të ishit argëtues.”

“Nuk jam e re, por ndihem e re. Ditën që do të ndihem plakë, do shkoj në shtrat dhe do të rri atje. Mendoj se të jetosh është diçka e mrekullueshme.”

“Moda ka dy qëllime: rehati dhe dashuri. Bukuria vjen kur moda ia arrin qëllimit.”

“Ngjyra më e bukur në botë është ajo që ju përshtatet ju më mirë.”

“Thjeshtësia është çelësi kryesor i elegancës së vërtetë.”

“Vishuni keq dhe do mbajnë mend fustanin; vishuni shkëlqyer dhe do të mbajnë mend gruan.”

“Duke qenë se gjithçka është në kokat tona, do të ishte mirë të mos i humbisnim ato.”

“Moda nuk është diçka që ekziston vetëm tek veshjet. Ajo është në qiell, në rrugë; moda ka të bëjë me idetë, me mënyrën e jetesës, me atë që po ndodh.”

(Kosova Sot Online)