Njihuni me femrën më ekstremiste në kursim: Nuk blej letër higjenike, kam 3 vite që s’përdor lavatriçe

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 08:38
Njihuni me femrën më ekstremiste në kursim: Nuk blej letër higjenike, kam 3 vite që s’përdor lavatriçe

Njihuni me gruan më kursimtare në botë. Kjo zonjë është kursimtare në ekstrem dhe ka shokuar me mënyrën se si ajo jeton dhe gjen forma për të harxhuar sa më pak të jetë e mundur. Një ndër këto veprime ekstreme është dhe fakti që ajo nuk blen kurrë letër higjenike.

Kate Hashimoto, jeton në New York, dhe thotë se ka gjetur mënyra për të mos paguar, thuajse për çdo gjë të nevojshme.

Duke folur në programin ‘Extreme Cheapskates’, ajo thotë: “Jetoj prej tre vjetësh në New York, është një nga qytetet më të shtrenjta në botë për unë kam gjetur mënyra për t’iu shmangur çmimeve. Nëse duhet të shpenzoj para, unë përpiqem ta evitoj, ose të paguaj sa më pak që mundem”.

Me një buxhet prej vetëm $200 në muaj për shpenzimet jetësore, Kate gjen mënyra për të ripërdorur çfarëdo që mundet.

“Nëse thaj duart në banjo publike, unë thaj duart që i kam larë aq mirë saqë vazhdoj t’i ripërdor”, tregon ajo.

Kate nuk ka paguar asnjëherë para për mobilje, por i krijon ato nga mbeturina të flakura në rrugë.

Krevati i saj është krijuar nga disa shtroja për joga që ajo i ka mbledhur për të krijuar një dyshek, ndërsa përdor një pirg revistash si tavolinë.

Megjithëse, New York është një nga kryeqytetet botërore të modës, Kate nuk është e interesuar për tendencat e fundit.

“Kam tetë vjet që nuk blej rroba,” shpjegon ajo, “Herën e fundit që kam blerë të mbathura ka qenë në 1998.”

Kate lan rrobat e saj në dush dhe tregon se ka tre vjet që nuk ka përdorur lavatriçe. Kate nuk pranon të paguajë për letër higjenike.

“Nuk përdor letër higjenike, përdor vetëm ujë e sapun për t’u larë,” thotë ajo, duke shtuar se nganjëherë përdor peceta letre të ricikluara, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.

(Kosova Sot Online)