Manikyri i bardhë: 9 modele që do t’i japin duarve tuaja një pamje perfekte

  • G.G /
  • 31 August 2021 - 11:31
Manikyri i bardhë: 9 modele që do t’i japin duarve tuaja një pamje perfekte

Ngjyra e parë në listën e nuancave më klasike, të sigurta dhe shik të verës, vijon të jetë e bardha.

Nga kombinimi i veshjes me aksesorët, tek makinyri, kjo ngjyrë nuk do t’ju lërë asnjëherë në baltë pasi është e përshtshme për çdo lloj veshjeje në rastet verore që mund të keni.

Pra, nëse e doni të bardhën, atëherë më poshtë do të gjeni 9 modele mjaft të përsosura, të cilat do t’ju bëjnë të largoheni nga piktura njëngjyrëshe klasike, duke i dhënë një stil më veror dhe jo “ishullor” për pamjen tuaj në tërësi.

Në fund të fundit, nuk është rastësi që është ngjyra e preferuar e shumë zonjave të famshme dhe me stil në botë, siç është Victoria Beckham.

E bardha i përshtatet të gjitha nuancave të lëkurës, gjatësisë së thonjve dhe për më tepër çdo veshje tuaj. Duket e mrekullueshme gjatë verës, ndërsa shumë gra e zgjedhin atë vazhdimisht, veçanërisht këtë sezon.

Me pika: 

Me dizanj të matur: 

Gjysmë hënë:

Nëse doni diçka të veçantë për manikyrin tuaj të bardhë martesore, në rast se jeni duke u martuar tani në verë, atëherë ky është modeli që ju sugjerojmë: 

Një prekje metalike mund të bëjë ndryshimin në look-un tuaj.

(Kosova Sot Online)