Si bëhet konturimi, metoda e preferuar e J.Lo, për t’i qëndruar larg shiringës

  • G.G /
  • 02 September 2021 - 10:18
Si bëhet konturimi, metoda e preferuar e J.Lo, për t’i qëndruar larg shiringës

Personazhet e njohur të ekranit po na kujtojnë e risjellin më hapur se kurrë buzët e konturuara. Grimi me të cilin vijëzohet  mbi formën reale të buzës, u bë shumë i njohur në vitet ‘90, si një mënyrë për t’i dhënë volum buzëve, por mbi të gjitha, sepse ky truk i vogël jep një pamje shumë të freskët dhe rinore tek çdo vajzë e grua. Por shtimi i volumit të buzëve ndihmon edhe vajzat që nuk janë aq të kënaqura me buzët e tyre, ama as nuk duan të ndërhyjnë me metodat estetike të zakonshme.

J.Lo, direkt nga sfilata e Dolce&Gabanna i bëri të gjithë t’ia shikonin buzët me kujdes, pas grimierja kishte realizuar trukun në mënyrë perfekte.

Të tjerë personazhe të njohur që kanë vijëzuar buzët me kaq kujdes prej kohësh janë: Kendall Jenner, Victoria Beckham, Meghan Markle dhe Chiara Ferragni.

Të gjitha zbatojnë në thelb një metodë, por tek secila duket ndryshe. Kujt i shkon më shumë na e thoni ju…

(Kosova Sot Online)