Sa herë duhet të bëni scrub trupi?

  • G.G /
  • 07 September 2021 - 09:53
Sa herë duhet të bëni scrub trupi?

Trajtimi i trupit me scrub, largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës dhe pastron çdo papastërti duke e lënë lëkurën të butë. Por e dini sa herë duhet të përdorni scrub trupi që mos ta ktheni këtë trajtim në një gabim të madh?

Ekspertët sugjerojnë të bëni scrub 2 ose 3 herë në muaj, jo më shumë. Ndërsa nëse përdorni scrub edhe për fytyrën, njëherë në 10 ditë do ishte perfekte që të pastronit lëkurën siç duhet.

Kini parasysh ama këto këshilla. Scrubi i trupit duhet realizuar në mbrëmje që lëkura të mos ekspozohet në diell. Gjithashtu, scrubi mund të aplikohet në shtëpi ose në qendra estetike dhe është procedurë që duhet bërë edhe nga burrat, jo vetëm gratë.

(Kosova Sot Online)