Grimosja e syve: Kombinojeni hijen adekuate për një rezultat fantastik!

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 15:19
Grimosja e syve: Kombinojeni hijen adekuate për një rezultat fantastik!

Herën e ardhshme kur të mundoheni që ta gjeni nuancën e përkryer për ta theksuar ngjyrën natyrore të syve, kini parasysh vetëm një gjë - të kundërtat tërhiqen

SYTË E GJELBËR DHE ATA NGJYRË LAJTHIE

Ngjyra e kuqe është tërësisht e kundërt me të gjelbrën, prandaj nuk është për t'u habitur pse buzët e kuqe duken të përkryera te femrat me sy të gjelbër. Natyrisht, me rastin e vendosjes së grimit në sy nuk është e mundur që të vendosni hije të kuqe. Por, për këtë shkak, ngjyra e kumbullës, verës, apo e kuqja në të kaftë është përzgjedhje ideale. Këto ngjyra me siguri do t'i theksojnë sytë ngjyrë smeraldi.

SYTË E KALTËR

Ngjyra e portokalltë është e kundërt me të kaltrën, kështu që cilado nuancë me nën-tone të së portokalltës do ta theksojë ngjyrën e kaltër të syve. Përzgjidheni nuancën e artë apo të portokalltë të ngrohtë, meqë ato do të përshtaten më së miri. Po ashtu, provoni edhe hijet të cilat në vetvete përmbajnë tone të ngjyrave, si: ngjyrës së kajsisë, pjeshkës, bakrit, apo ngjyrës së fildishit.

SYTË NGJYRË KAFE

Ngjyra e kaftë është neutrale, prandaj hija me cilëndo ngjyrë në sytë e kaftë do të duket për mrekulli. Por, nëse doni gjithsesi që sytë t'ju theksohen edhe më shumë, atëherë përcaktohuni për nuancën e kaltër apo vjollcë. Nuanca e ngjyrës vjollcë duhet të ketë edhe nën-tone të arta, apo të ngjyrës gështenjë.

SYTË NGJYRË HIRI

E hirta është ngjyrë neutrale, kështu që ajo përshtatet thuajse me të gjitha nuancat. Por, ngjyra e qymyrit, e kafta, e gjelbra, apo ngjyra vjollcë në mënyrën më të mirë do ta theksojnë ngjyrën e këtyre syve. Sytë mund t'i theksoni edhe me shkëlqyes për buzë.

(Kosova Sot Online)