Dhjetë gjëra që çdo nënë duhet të dijë para se të lindë një fëmijë të dytë

  • E.K /
  • 19 September 2021 - 13:45
Dhjetë gjëra që çdo nënë duhet të dijë para se të lindë një fëmijë të dytë

Gjatë shtatzënisë, mitra juaj zgjerohet gati 500 herë në madhësi gjatë nëntë muajve dhe pastaj kthehet në gjendjen e saj të mëparshme. Por çdo shtatzëni është e ndryshme: e dyta edhe më shumë.

“Bright Side” tregon disa fakte që zbulojnë se sa shumë ndryshon shtatzënia e pdytë nga e para.

Shtatzënia e dytë mund t’ju ​​lodhë më shumë.

E mbani mend shtatzëninë tuaj të parë dhe sa energjik jeni ndjerë? Kjo ishte një kohë e veçantë në jetën tuaj dhe u përkëdhelët shumë nga partneri, miqtë dhe familja juaj. Por në shtatzëninë e dytë, ju tashmë keni përgjegjësinë për t’u kujdesur për fëmijën tuaj të parë, dhe kjo do të thotë që nuk mund të merrni aq shumë kohë për veten sa keni bërë më parë.

Plus, hormoni i quajtur progesteron, po përgatit trupin tuaj për të gjitha ndryshimet fizike të lindjes. Efekti anësor i këtij hormoni është lodhja.

Lindja mund të jetë ndryshe.

Përvoja e lindjes mund të ndryshojë nga shtatzënia e parë në atë të dytë. Në fakt, shumica e grave pajtohen me faktin që lindja në shtatzëninë e dytë bëhet më e lehtë. Përvoja juaj me lindjen e parë ju ndihmon dhe mund të jeni të përgatitur më mirë herën e dytë.

Lëvizjet e foshnjës do t’i ndjeni shumë më herët.

Lëvizjet e para të foshnjës gjatë shtatzënisë së parë zakonisht mund t’i midis javës së gjashtëmbëdhjetë dhe njëzet e pestë. Në shtatzëninë e dytë, ju mund të ndjeni lëvizjet e foshnjës që në javën e 13-të, sepse tani e kuptoni se si është kur fëmija fillon të lëvizë brenda jush.

Barku mund të jetë më i madh dhe më i dukshëm herën e dytë.

Kur jeni shtatzënë për herë të parë, barku fillon të shfaqet në tremujorin e dytë, dhe ju zakonisht nuk dukeni fare për 3 muajt e parë. Por gjatë një shtatëzënie të dytë, barku shfaqet më herët.

Ekspertët thonë se kjo ndodh sepse muskujt e barkut janë shtrirë dhe ata mund të mos jenë kthyer në madhësinë e tyre origjinale. Pra, fshehja e një shtatëzënie të dytë nuk është aq e lehtë. Plus, kjo mund të nënkuptojë edhe më shumë strija.

Të përzierat në mëngjes ose mungojnë ose janë më të shpeshta.

Për disa gra, të përzierat në mëngjes nuk ndodhin kurrë. Për disa të tjera, është shumë më keq se herën e parë.

Ndjeshmëria e gjirit mund të zvogëlohet ose mund të mos e ndjeni fare.

Shtatzënitë e para zakonisht vijnë me aq shumë ndjeshmëri të gjirit, saqë sytjenat bëhen armike. Por për shumë gra, shtatzënitë e dyta nuk sjellin një ndjeshmëri të tillë ekstreme në gjinjtë e tyre. Dhe madhësia e gjinjve nuk rritet aq shumë herën e dytë.

Më pak neveri ndaj ushqimit mund ta bëjë më të lehtë.

Ju gjithashtu mund të zbuloni se në shtatzëninë e dytë, dëshirat ose neveritë ndaj ushqimit nuk janë aq të theksuara sa ishin gjatë herës së parë.

Ju mund ta mbani fëmijën më poshtë.

Pas shtatzënisë së parë, muskujt e barkut dhe legenit janë dobësuar. Në shtatzëninë e dytë, ju mund ta mbani fëmijën më poshtë pasi muskujt nuk janë aq të dobët si më parë. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë presion dhe dhimbje në rajonin e legenit.

Dhimbjet pas lindjes mund të jenë më intensive.

Pasi të keni lindur fëmijën, mitra duhet të punojë shumë për t’u kthyer në madhësinë e saj origjinale. Dhe ndërsa kontraktohet, ju përjetoni kriza ose dhimbje pas lindjes.

Shtatzënitë e dyta shkaktojnë më shumë dhimbje në shpinë.

Një nga hormonet e shumta të prodhuara në trupin tuaj gjatë shtatzënisë është relaksin. Detyra e tij është të përgatisë trupin për të lindur duke liruar muskujt dhe nyjet. Ju mund të keni ndjerë dhimbje shqetësuese, veçanërisht në shpinë gjatë shtatzënisë së parë.

Por në shtatzëninë e dytë, dhimbja ka të ngjarë të përkeqësohet. Fajtori është përsëri hormoni relaksin, i cili po çliron nyjet dhe muskujt që tashmë janë më të liruar.

(Kosova Sot Online)