Pse nuk duhet të aplikoni lapsin në vijën e ujit të syrit?
Mjekja Brittani Carver-Schemper, nga Fayetteville, Karolina e Veriut, ka paralajmëruar për rreziqet e mbajtjes së lapsit në vijën ujore të syrit
Në një video në TikTok, e cila u shikua nga gati 13 milionë, dr. Brittani Carver-Schemper shpjegon se ka gjëndra të veçanta në vijën e ujit të syrit që prodhojnë dhe sekretojnë vaj.
Në raste normale, sekreti duhet të ketë strukturën e ‘vajit të ullirit’. Por kur një eyeliner vihet në vijën e ujit disa herë, vaji mund të bëhet më shumë si një ‘pastë për dhëmbë’.
– Kur vaji nuk është i strukturës së zakonshme, do të thotë që gjëndrat janë ‘të bllokuara’ dhe ‘nuk prodhojnë lot të shëndetshëm. Pa vaj të mirë dhe lot të shëndetshëm, ne do të zhvillojmë një sëmundje të syrit të thatë që mund të ndikojë në shikimin tonë dhe të shkaktojë siklet në sy”, ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu ka shtuar që edhe faktorët e tjerë, si përdorimi i telefonave, tabletëve, mund të çojnë në sëmundjen e syrit të thatë.
Rrahja e qerpikëve të syve ndihmon për të sekretuar vaj nga gjëndrat në qepallë. Kur përqendrohemi në kompjuterë dhe pajisje elektronike, shkalla e rrahjes së qerpikëve të syrit zvogëlohet me 60%, duke çuar në bllokimin e gjëndrave, thotë ajo.
(Kosova Sot Online)