Historia ka treguar se trendet e vetullave janë më të rëndësishme se të rrobave. Shohim ç’na pret në vjeshtë

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 08:10
Historia ka treguar se trendet e vetullave janë më të rëndësishme se të rrobave. Shohim ç’na pret në vjeshtë

Trendet e vetullës kanë ndryshuar nga viti në vit, megjithëse prej më shumë se një dekade, vetullat e trasha nuk kanë ikur më nga moda, fatmirësisht. Dhe jo nuk po rikthehen akoma. Shpresojmë të mos kthehen kurrë.

Ama këtë vjeshtë, frymëzuar nga personazhet publik, duke nisur nga Bella Hadid tek Lady Gaga, ka disa trendë që duhet t’i keni parasysh. E para, vetullat duhet të jenë të trasha, me aq mundësi sa keni. Pastaj për t’i sistemuar, mund t’i bëni të zeza, ose t’i lini të zbehta në ngjyrë, pa ju mëshuar lart me laps. Gjithashtu një detaj me rëndësi është fakti që ka shumë modele që po na çojnë drejt vetullave me qimet përpjetë.

Për më tepër lëmë fotot të flasin.

(Kosova Sot Online)