“Rreziku ndaj infeksioneve është…”/ Studimi i fundit tregon pse nuk duhet t’i vishni të njëjtat të brendshme për më shumë se një ditë

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 16:37
“Rreziku ndaj infeksioneve është…”/ Studimi i fundit tregon pse nuk duhet t’i vishni të njëjtat të brendshme për më shumë se një ditë

Një në pesë gra nuk i ndërron të brendshmet çdo ditë, sipas një studimi të kryer së fundmi. Ekspertët thonë se kjo gjë krijon një mjedis të përshtatshëm për bakteret që shkaktojnë infeksione të ndryshme, shkruan “The Sun”.

Sondazhi që u bazua tek 1.000 gra zbuloi se 21 për qind vishnin të njëjtat të brendshme për ditë të tëra. Arsyeja mund të jetë mungesa e kohës, ose kostoja që kanë veshjet për disa njerëz. Të tjerë e konsiderojnë këtë gjë krejtësisht normale.

Elle Macleman, një biokimiste tha: “Rreziku ndaj infeksioneve, acarimit, shkarkimit jonormal dhe irritimit të lëkurës duhet t’ju bëjnë ta mendoni dy herë veshjen e të brendshmeve për më shumë se një ditë”.

Më shumë se gjysma (55 për qind) flinin me të njëjtat të brendshme që i kishin mbajtur veshur gjatë gjithë ditës. Pjesa dërrmuese që vepronin kështu i përkisnin moshës 55-vjeç.

Pothuajse një e katërta (24 për qind) e grave thanë se nuk i ndryshojnë të brendshmet pas stërvitjes dhe këtu përfshiheshin vajzat nën 25 vjeç.

Zakonisht sytjenat lahen pasi janë veshur dy ose tri herë.

Por studimi zbuloi se një në tre (33 për qind) e grave i mbajnë sytjenat më shumë ditë veshur.

Ekspertët këshillojnë që t’i ndryshoni të brendshmet çdo ditë dhe t’i hiqni ato gjatë natës.

(Kosova Sot Online)