Trendi i ri: Gërsheta në vendin e ndarjes së flokëve

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 14:49
Trendi i ri: Gërsheta në vendin e ndarjes së flokëve

Stili më i ri i flokëve, i cili me gjasë se do t'i vërshojë rrjetet sociale, është gërsheti në mes të kokës, respektivisht në vendin ku ndahen flokët Blogerja e modës dhe "trendsetter"-ja Chiara Ferragni, në profilin e saj në "Instagram" ka publikuar stilin e saj të flokëve, me gërshet në mes të kokës. Gërsheti është i hollë dhe shtrihet gjatë tërë gjatësisë së kokës, e pjesa tjetër e flokëve janë të lëshuara.

Përpos Chiara-s, ky trend i ka pëlqyer edhe aktores Kate Bosworth, e cila trendin në fjalë e kishte demonstruar në festivalin 'Coachella', të mbajtur vitin e kaluar. Duket sikur këtë vit gërshetat janë bërë një trend i vërtetë, por na mbetet që të shohim se a do ta mundë gërsheti në mes të kokës.


(Kosova Sot Online)