Përgatiteni vetë kremin prej përbërësve natyral

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 14:51
Përgatiteni vetë kremin prej përbërësve natyral

Përgatiteni vetë kremin efikas prej përbërësve natyral, sipas recetës greke të vjetër më se 2.000 vjet. Nuk keni pse të shpenzoni shuma marramendëse me të holla dhe të blini preparate për kujdesin ndaj lëkurës. Përbërësit: një lugë mjaltë organik, 8 lugë dyllë të bletëve, 200 ml vaj bademi dhe gjysmë gotë ujë trëndafili.

Përgatitja:

Në zjarr të lehtë shkrini mjaltin, dyllin dhe vajin e bademit. Kur gjithçka të jetë tretur mirë, enën e largoni nga zjarri dhe e lini të ftohet, por jo të ftohet plotësisht. Ujin e trëndafilit ia shtoni dyllit të ngrohtë dhe atë pikë për pikë, pandërprerë duke e përzier.

Kur losioni të jetë përzier i tëri, e vendosni në kavanoz prej qelqi, të cilin e mbyllni vetëm atëherë kur të jetë ftohur tërësisht. Këtë preparat mund ta përdorni për largimin e grimit ose si krem kundër heqjes së rrudhave.


(Kosova Sot Online)