Për vetëm 20 minuta do të keni flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 14:48
Për vetëm 20 minuta do të keni flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim

Këtu janë tri receta, nga të cilat flokët tuaj do të shkëlqejnë. Një është për maskën që ushqen flokun, tjetra e bën më të butë, e treta është për maskën që heq zbokthin nga qimet.

MASKË USHQYESE PËR FLOKËT, NGA AVOKADO

Përbërësit: 1 avokado e freskët; 1 lugë vaj ulliri; 1 lugë mjaltë; 1 vezë. Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit derisa masa të trashet. Maskën e vendosni në mënyrë të barabartë në flokë nga rrënjët deri në majë. E lini të qëndrojë për 20 minuta derisa maska të thahet. Shpëlani me ujë të ngrohtë.

MASKA NGA VERA QË ZBUT FLOKËT DHE NXIT RRITJEN

Përbërësit: 1 gjethe aloe vera; 1 lugë të vogël vaj bademi. Përgatitja: E preni në mes gjethen e aloe verës, nxirrni vajin dhe ia shtoni vajin e bademit. Maskën e vendosni në flokë dhe e mbuloni me folie prej plastike apo qese. E lini për 20 minuta dhe shpëlani me ujë të ngrohtë.

MASKA NGA BANANIA PËR LARGIMIN E ZBOKTHIT

Përbërësit: 1 banane të madhe të freskët; 1 lugë mjaltë. Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit derisa të fitoni një masë të ngjashme me piret e patateve. E aplikoni në flokë dhe e lini për 20 minuta. Shpëlani më pas me ujë të ngrohtë. 

(Kosova Sot Online)