Çfarë mund të kuptoni nga majat e djegura të flokëve

  • G.G /
  • 05 October 2021 - 10:27
Çfarë mund të kuptoni nga majat e djegura të flokëve

Majat e djegura nuk janë thjesht maja të djegura flokësh! Tregojnë shumë më shumë dhe meritojnë vëmendje.

Maja "qiri"

Kjo majë duket si një qiriu dhe është një fijë e vogël e zgjatur në fund të fijes normale të flokëve. Këto maja këputen vazhdimisht dhe kanë nevojë për sa më shumë vajra apo maska për të parandaluar avancimin e tyre. Kjo lloj maje është faza e parë e dëmtimit të flokëve tuaj.

Maja e zakonshme, e ndarë në dysh

Kjo është maja më e zakonshme që mund të shikoni në flokët tuaj. Ajo vjen si shkak e ndarjes së qelizave të flokëve dhe mund të rregullohet lehtësisht me anë të trajtimeve të flokëve me ushqyes të ndryshëm. Zgjidhni maskat apo kremra e përshtatshëm për flokun tuaj për t’i zhdukur majat e ndara.

Maja e vogël

Është e ngjashme me ndarjen në dysh të fijes së flokëve, por maja e krijuar është më e vogël. Kjo do të thotë që jeni në fazën fillestare të krijimit të majave të ndara dhe jeni në kohë për t’i rregulluar ato lehtësisht.

Majat treshe

Këto maja ngjajnë si dhëmbët e pirunave dhe janë më pak të zakonshme. Ato tregojnë një dëmtim më të madh të fibrës së flokëve dhe është e nevojshme të bëni një trajtim të thellë të tyre. Në këtë rast këshillohet edhe prerja e tyre për të shmangur krijimin e mëtejshëm të majave treshe.

Majat ‘pemë’

Janë ato maja të cilat kanë më shumë se 3 ndarje dhe zakonisht krijohen vetëm në një anë të fijes së flokëve. Në këtë rast duhet të caktoni në takim me parukieren sa më shpejt dhe të përdorni sa më shumë produkte ushqyese pasi flokët tuaj do të këputen gjithmonë e më shumë.

Nyja

Maja e cila duket sikur fija juaj është bërë nyje zakonisht krijohet tek flokët kacurrel nga ngatërrimi i tyre dhe volume që kanë. Në këtë rast duhet të jeni të kujdesshëm kur i krihni flokët, për të mos i këputur ata. Përdorni zbutës gjatë larjes së flokëve për të parandaluar krijimin e tyre dhe për t’i krehur sa më lehtësisht flokët tuaj.

(Kosova Sot Online)