Receta për maskë që heq ngjyrën për flokë

  • A.P /
  • 11 October 2021 - 14:53
Receta për maskë që heq ngjyrën për flokë

PËRBËRËSIT E MASKËS:

- 3 - 4 lugë me shampon; - 10 - 15 tableta me vitaminë C; - 1 lugë e vogël me ujë; - Sodë e bukës.

PËRBËRËSIT PËR SHAMPON PAS MASKËS:

- 2 lugë me sodë të bukës; - 2 lugë me shampon.

PROCEDURA:

1. Tabletat me vitaminë C i shndërroni në pluhur duke i shtypur me lugë. 2. Shamponin e qitni në një filxhan dhe ia shtoni tabletat në formë pluhuri dhe pak pika ujë. 3. Të gjitha i përzini mirë deri në momentin kur ta fitoni një përzierje në formë kremi. 4. Në flokë të lagur, të tharë me peshqir e aplikoni përzierjen mirë, ashtu si ngjyrën për flokë. 5. I mbështillni flokët me celofan dhe e lini që të veprojë rreth një orë.

6. Pas kësaj, flokët i lani me përzierjen prej sodës së bukës dhe shamponit dhe atë dy herë me radhë. Kur duhet ta përdorni maskën për heqje të ngjyrës nga flokët? - Nëse ngjyra për flokë ju ka dalë tepër e errët; - Nëse pas ngjyrosjes flokët ju janë bërë të portokalltë, të gjelbër ose tepër të verdhë; - Nëse dëshironi që gradualisht të kaloni në ngjyrë më të shndritshme.  

(Kosova Sot Online)