Bimët shëruese për thonj

  • E.K /
  • 20 tetor 2021 - 11:46
Bimët shëruese për thonj

Për thonj të bukur, gjatë natës duhet të hidhni 50 gramë mëllagë të zezë e para gjumit, për 20 minuta në ujë të ngrohur duhet të mbani duart ose këmbët. Ujin e ftohur nga vaska mund ta përdorni edhe dy apo tri herë për përgatitjen e vaskës. Thonjtë dhe lëkurën e tyre përreth, që është infektuar, duhet lyer me krem nga kumaku dhe duhet vendosur kompresa nga bima suedeze.

Thonjtë e thyer ose të dëmtuar mund t'i lyeni edhe me lëngun e qepës. Qepën e mbajmë në ujë dhe me lëvoren e qepës duhet lyer thonjtë. Po ashtu, mundeni të përdorni edhe lëngun e shtrydhur prej qepës. Nëse përdorni lëngun e bimëve të caktuara për vetëm një apo dy herë, duhet ta kuptoni se nuk do të arrini efekt, prandaj për të arritur efektin e duhur dhe për të pasur thonj të fortë dhe me shkëlqim, bimët dhe lëngun e tyre duhet ta përdorni për një periudhë paksa më të gjatë kohore.

(Kosova Sot Online)