Kurora me gërsheta është hit midis yjeve

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 14:48
Kurora me gërsheta është hit midis yjeve

Kohët e fundit gërshetat janë bërë trend i domosdoshëm i stilizimit të flokëve, si te vajzat "e rëndomta", po ashtu edhe në mesin e femrave të famshme. Hiti më i ri pa dyshim se është kurora e bërë nga gërshetat, gjë që mund ta bëni edhe vetë në shtëpi.

Fansat e saj këngëtarja tepër e bukur, Ciara, tash vonë i befasoi me një kurorë paksa të shprishtë dhe me një kurorë nga gërshetat, e cila në mënyrë të përkryer kufizon fytyrën e saj. Po ashtu, edhe kolegia e saj britanike, e jona Rita Ora, është përcaktuar për këtë stil, por ajo kurorën e gërshetave e ka stolisur edhe me perla. 

Image

(Kosova Sot Online)