Përmirësojeni dukjen e lëkurës së qafës

  • A.P /
  • 25 October 2021 - 14:53
Përmirësojeni dukjen e lëkurës së qafës

Studimet kanë zbuluar se qafa është pjesa e trupit që plaket më së shpejti. Duke pasur parasysh se "përjeton" të njëjtat probleme sikur lëkura e fytyrës, por nuk pranon kujdes të duhur, qafa shpesh është treguesi më i sinqertë se sa vjet i kemi dhe se sa kujdesemi për veten. Ja çfarë mund të bëni për ta "ngadalësuar orën"

DJERSITUNI MIRË!

Ushtrimet ndihmojnë për t'u ndihmuar, pohohet në një studim të ri nga një universitet kanadez. Shkencëtarët kanë analizuar mostrat e lëkurës së studentëve para fillimit të ushtrimeve dhe pas tre muajve të regjimit mesatar të ushtrimeve që ka nënkuptuar shkuarjen në palestër dy herë në javë. Mostrat pas ushtrimeve kanë zbuluar se janë më të trasha dhe më elastike se të personave jo aktivë. Hulumtuesit besojnë se një pjesë e madhe e arsyes fshihet në djersitje, e cila nga organizmi i sekreton helmet.

KONSUMONI VITAMINA!

Vitamina C e rinon lëkurën, kështu që është mirë që të konsumohet në sasi të rekomanduara. Është pjesë përbërëse e kremrave kundër plakjes, por edhe e preparateve për mbrojtje nga dielli, për shkak se e redukton dëmin nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit dhe nxit përtëritjen e qelizave. Dermatologët këshillojnë që në mëngjes qafën ta lyeni me krem me vitaminë C që absorbohet lehtë dhe stimulon prodhimin e kolagjenit në mënyrë që ta rinoni pjesën e trupit që plaket më së shpejti.

DARKONI ACIDE YNDYRORE OMEGA-3!

Acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 janë të domosdoshme për prodhim natyror të kolagjenit, e koha më e mirë për konsumimin e tyre është darka. Derisa flini, organizmi juaj i përtërin qelizat e lëkurës nga dëmet kimike ose fizike. Nëse konsumoni acide yndyrore Omega-3 pas orës 18:00, do të treten deri në momentin kur të shkoni të flini, e organizmi do t'i shfrytëzojë për përtëritje të lëkurës. Për këtë arsye, për darkë zgjidhni ushqime të pasura me to - hani avokado, salmon dhe ton të freskët, ose sallatë me vaj liri.

BËNI RREGULLISHT PILING!

Nëse nuk bëni rregullisht piling, lëkura duke më e lodhur dhe më e hirtë, kjo rregull vlen edhe për zonën e qafës, të cilën e shpërfillim shpesh në rutinat e zbukurimit. Në treg mund të blini preparate të veçanta për qafë, por gjithashtu mund t'i përdorni edhe pilingët ekzistues për fytyrë, ose t'i bëni vetë në shtëpi nga gjërat ushqimore natyrale siç është vaji i ullirit.

APLIKONI RETINOL!

Pas pilingut, poret hapen dhe absorbojnë më mirë. Për këtë arsye mos harroni që ta ushqeni këtë pjesë të trupit me krem. Për rinim të lëkurës veçanërisht mund t'ju ndihmojë preparati me retinol. Ai i redukton rrudhat e imëta, shpejton përtëritjen e lëkurës dhe nxit prodhimin e kolagjenit. Megjithatë, retinoli nuk ndikon mirë në kombinim me diellin, pra kremrat me këtë përbërës më së miri është që t'i aplikoni në qafë dhe fytyrë pak para fjetjes. 

(Kosova Sot Online)