Gratë që banojnë në mes të natyrës jetojnë më gjatë! Ja çfarë zbuloi studimi i fundit

  • G.G /
  • 30 October 2021 - 10:19
Gratë që banojnë në mes të natyrës jetojnë më gjatë! Ja çfarë zbuloi studimi i fundit

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që jetojnë pranë natyrës kanë më shumë mundësi që të jetojnë më gjatë. “Bright Side” tregon se si nëna natyrë i mbron njerëzit.

Gjumë më i mirë dhe presion i ulët i gjakut nuk janë përfitimet e vetme.

Studimet e mëparshme kanë treguar se mund të keni shumë përfitime kur jetoni në një lagje të gjelbër. Ato përfshijnë përmirësimin e gjumit dhe presionin e ulët të gjakut. Madje mund të zvogëlohet rreziku i disa llojeve të diabetit dhe lindjes së parakohshme.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 108,000 grave. Studimi u zhvillua nga viti 2000 deri në vitin 2008. Shkencëtarët analizuan shkallën dhe shkaqet e vdekjes së pjesëmarrësve dhe e krahasuan informacionin me imazhet satelitore në periudha kohore të ndryshme që tregonin nivelin e gjelbërimit rreth shtëpisë së grave.

Gratë që jetojnë pranë natyrës kanë një shkallë prej 13% më të ulët të vdekjeve të lidhura me kancerin.

Gratë, shtëpitë e të cilave ishin të rrethuara nga më shumë bimë, kishin një shkallë vdekjeje 12% më të ulët. Kur shikonin shkaqet specifike, studiuesit zbuluan se vdekjet nga sëmundjet e veshkave, të frymëmarrjes dhe nga kanceri ishin 41%, 34% dhe 13% më të ulëta te gratë që jetonin në zona më të gjelbra.

Sipas shkencëtarëve, gratë që jetojnë në një mjedis më natyror nuk e përjetojnë plotësisht ndikimin negativ të zhurmës urbane, nxehtësisë dhe ndotjes së ajrit. Ato mund të kenë më shumë mundësi për aktivitet fizik. Dhe kanë nivele më të ulëta të stresit dhe përmirësim të shëndetit mendor.

Edhe burrat përfitojnë.

Këto gjetje vërtetojnë se bimët kanë një efekt mbrojtës në shëndetin e grave. Edhe pse ky studim shqyrtoi vetëm gratë, ka prova që edhe burrat mund të përfitojnë prej tyre. Për shembull, burrat vdesin më rrallë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes kur jetojnë në zona me më shumë gjelbërim.

(Kosova Sot Online)