A e dini që 'gjuha e vjehrrës' është prej luleve më të dobishme?

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 15:15
A e dini që 'gjuha e vjehrrës' është prej luleve më të dobishme?

Bima "gjuha e vjehrrës", e njohur më mirë si sanseveria (latinisht - Sansieveria trifasciata) ose pendë indiane i përket familjes së kaktuseve dhe e ka origjinën kryesisht nga India.
Gjegjësisht, është vërtetuar se bima e përmendur ka aftësinë që në vetëm 5-6 orë të "pastrojë" plotësisht ajrin në ambiente të mbyllura, pra të zëvendësojë dioksidin e karbonit të nxjerrë me të pastër oksigjenin, për të cilin trupi ka nevojë.

Besohet gjithashtu se sanseveria ka aftësinë të largojë grimcat e pluhurit dhe alergjenët e shumtë nga ajri, kështu që rekomandohet veçanërisht për t'u rritur në shtëpi, për ata njerëz që vuajnë nga alergjitë e shpeshta të frymëmarrjes ose sulmet e astmës.

Sanseveria konsiderohet si një nga bimët më të mira për pastrimin e dhomave nga tymi i duhanit dhe substancat e dëmshme që gjenden në të.
Gjithashtu dihet se ka aftësinë për të zbutur ose eliminuar plotësisht efektet e dëmshme të valëve elektromagnetike (rrezatimin nga televizorët, celularët, kompjuterët), por ky efekt nuk është ende mjaftueshëm i testuar dhe i konfirmuar shkencërisht.

(Kosova Sot Online)